Nika: A dështoi edhe DPS-i me sekretarin e financave…?!!

August 11, 2016   | Opinione

Muhamet NikaShkruan Muhamet Nika

  • “ Stabiliteti i financave dhe konsolidimi i tyre është një nga sukseset më të mëdhenj të koalicionit të ri qeverisës”, tha sekretari komunal për financa dhe buxhet mr. Sead Osmanoviq..

Tjetër ai u mundua të na bind se  paratë  e qytetarëve në buxhetin e Komunës vlejnë më shumë”.

Që të jemi   të sinqertë, kah herë –  pata nevojë të dëgjoj të paktën  njëherë një lajm të mirë  të këtillë për financat e komunës, po qoftë ai edhe nga kundërshtarët e mij politik.

Por me gjithë këtë, duke gjurmuar në këtë “histori të suksesit Osmanoviq..”, u bindëm në të kundërtën dhe nëse është kështu si na e komentuan çështjen, unë nuk e shoh për të madhe edhe nëse kryetari Cungu-  nesër , kërkon shkarkimin e tij , ngase buxheti i komunës jo që është i stabilizuar , por qëndron shumë më keq në realizim se buxheti i vitit të kaluar në këtë datë – diku për 30 % më i vogël.

Po ku është faji këtu , koha shpejt do ta dëshmojë. E nga ajo që ne , analizuam , del që ky sekretariat  bashkë me të tjerët, është tepër i plogësht në mbushjen e arkës së komunës- buxhetit, dhe  se sekretari, përflitet se është më dorëlëshuar se ai parapraku i Forcës…, në reprezentacion?!

Me gjithë atë kjo thënie e imja mbetet hipotetike, por ajo që dallon për të keq, është paaftësia profesionale e stafeve drejtuese në komunë  të pushteti të  ri, që dëshmohen si totalisht të pa aftë , për të mbrojtur punën e tyre në raport me ankesat e qytetarëve. Faktet flasin se nga ankesat e qytetarëve drejtuar  ,  në organin e shkallës së dytë të komunës kemi të bëjmë me një gjendje kaotike në dëm të komunës.

Kurse kjo ,  më së miri shihet në se shikojmë  këto tabela  të ankesave si më poshtë –  E sipas  organit  komunal të shkallës së dytë  që shkon në dëm të realizimit të buxhetit.

Viti  2013

Ankesa të përgjithshme  nga qytetarët 98 +

Të refuzuara( në favor  të komunës= 23

Të pranuara(në dëm të komunës )= 72

 

Viti 2014

Ankesa të përgjithshme nga qytetarët 117

Të refuzuara( në favor  të komunës= 23

Të pranuara(në dëm të komunës )=72

 

Viti 2015

Ankesa të përgjithshme  nga qytetsrët   120

Të refuzuara( në favor  të komunës= 26

Të pranuara(në dëm të komunës )=70

 

 

Viti 2016

Ankesa të përgjithshme  nga qytetsrët 43

Të refuzuara( në favor  të komunës= 4

Të pranuara(në dëm të komunës )=36

Të anuluara = 3

Dhe duke mos hipur  në analiza më të thella-  nga kjo del –  se Osmanoviq, mund të ketë stabilizuar financat familjare ose  të ndonjë miku , me punësim…, por jo të qy(q)(tet)arëve…?!

 

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„