Nika: Ja edhe përse – duhet të anulohen zgjedhjet ….? Për ke punon Genc Nimanbegu – Ura, dhe sektori civil..?!!!

August 11, 2016   | Opinione

Muhamet NikaShkruan Muhamet Nika

Edhe pse këto mund të duken të ndryshëm – le të kujtojmë se  para pak vitesh ishin një parti  dhe të pa ndarë  në fushata-  Por ajo çfarë i ndau , mund  të nënkuptohet  nga shkrimi në vazhdim?!! Sot për çudi , të gjithë këta , përsëri i bashkon vetëm problemi i Kripores…?!! Me gjithë atë enigma  vazhdon të mbetet përse….?!

 Le të analizojmë një çikë problemin shkurt , ku thuhet, se  si : ” BetejaProtesta e shoqërisë civile shqiptare nisi pas planit të qeverisë malazeze për privatizimin e Kripores dhe më pas doli në media fakti se truallin e kishte marrë një bankë që drejtohej nga vëllai i kryeministrit, Milo Gjukanoviç-Aço-ja…”

Por  harrohet  të thuhet se  të  gjithë këta , nuk e kundërshtuan privatizimin- NË FAZËN E PARË,  ashtu si bëri pushteti i LD në MZ- KOMUNA E ULQINIT…në kohë lufte-  E  që e bënë privatizimin,  para të huajve  shumë të diskutueshëm ?!!!

Dhe lajmi më pas  vazhdon: “ Vendimi për marrjen e truallit nga banka u vendos nga Gjykata Kushtetuese, vendim të cilin deputeti shqiptar Genci Numanbegu e quajti “në dëm të interesave të shqiptarëve të Malit të Zi”.Por përveç shqiptarëve kanë reaguar edhe ndërkombëtarët.

Ambasadorja e Gjermanisë në Podgoricë, Gudrun Shtajnaker, ka paralajmëruar disa herë se nëse Kriporja nuk shpallet zonë e mbrojtur, rrezikohet rruga e Malit të Zi drejt Bashkimit Europian”.

Kurse Ne- komentin tone për të dëshmuar  mashtrimin …, në këtë punë,  po e zhvillojmë në tri linja që përmenden në  tekst, si ajo, ku thuhet:  Protestat e shoqërisë civile….për privatizim të Kryepores…., nga banka e vëllait  të kryeministrit  Milo- Gjukanoviq?!

Dhe linja e dytë : “  deputeti – Genc Niman begu , e quajti në dëm të interesit shqiptar – VENDIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE … si dhe linja e tretë ,  ku thuhet “reagoi –Ambasadorja e Gjermanisë në Podgoricë, Gudrun Shtajnaker…”?!

Pyetjet  që do shtrohen do ishin: A mos janë këtu në pyetje parat(kapitali) i  këtij potenciali  rezervë natyrore e  Ulqinit?!

Ne themi se po, sepse është kah vërtetohet se  si –  në emër të popullit, po heqin koburet me vite- Podgorica(Familja Gjukanoviq, me kumari)-  Biznesi i egër i Ulqinit( që e përfaqëson- për momentin  edhe kuvendin e  komunës   aktuale) dhe kapitali   bankaro industrialist  i   Gjermanëve ,  që përfaqësohet nga ambasadorja gjermane …?!Kjo me letrat kredenciale  mbron interesat e shtetasve gjerman në Mal të Zi dhe nuk ka tagër të flas se si duhet të duket  Kriporja e as Mozhori nesër dhe as  Tara si lum- me apo pa elektrana….?!!

Përgjigjet në këto pyetje të dhëna nga fundi do ishin si vijon:

Gjermanka  Shtajnaker , për të mbrojtur kapitalin e cekur gjerman – me siguri të huazuar   Prva  Bankës,  financon “ me para në dorë..”, edhe sektorin civil, ku janë “  të përzier..” njerëzit  tanë të politikës…, që duan të  vendosin në emër të  Kuvendit të Komunës së Ulqinit …?!

Të paktën , po veçojmë se ne – rreth privatizimit të Kripores- Lidhjes  Demokratike –  nuk ia bëmë aminin privatizimit  që po ndodhte në  gjendje lufte

KUJT  PRA  I INTERESON SHPALLJA E SHTAJNAKERËS QYTETARE NDERI ?!

Dhe po të mos ishin këta të opozitës(Forca – me sektorin  civil  që sot vërrasin si shpëtimtarë të Kripores) …, kryeministri – me vëllezër e kumari-  moti, do të largohej nga Kriporja- bashkë me “ kapitalin” e Shtajnakerkës..?!!

E  kjo di  të  ndodhë  edhe sot  apo nesër– sikur kuvendi të mos shpallë qytetare nder për rolin që pati” gjoja”  në mbrojtje të kripores GJERMANKËN..?!!

Ndërsa   për të vazhduar, cekim se  edhe ardhja e Udsh-së në pushtet – bashkë me tjerët, ishte  një grusht i dytë , për Komunën e Ulqinit dhe Kriporen, sepse ky pushtet edhe pse “gjoja fliste..” kundër politikës së Gjukanviqit, asnjëherë nuk i faturoi  në vite – kurrfarë tatimi , kripores së privatizuar dhe as nuk e çoi në gjyq këtë ndërmarrje – për mos shlyerje të detyrimeve ku mbase  me vendim   të gjykatës kushtetuese , ndoshta  disa nga basenet  që janë hipotekë e Bankës(Gjermanve), do ishin  hipotekë e komunës ..?!

Prandaj sipas këtij plani- Shpallja e  Shtajnakeres, qytetare nderi e Ulqinit, duke i vënë kapak problemit të privatizimit në kohë lufte të Kriesores  dhe pa e pyetur kuvendin për plani hapësinor  do të ishte zgjedhja më e mirë dhe fatlume.

Sipas gjitha konventave ndërkombëtare – privatizimi i saj dhe prurja e planit hapësinor është dashur të bëhet me pëlqimin e Kuvendit Komunal të Ulqinit…?!!

 

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„