Nika: Në pritje të rrogës…?! – Po të mos ishte tragjike do të ishte komike ?!

August 13, 2016   | Opinione

Muhamet NikaShkruan Muhamet Nika

Dihet që shtresa më e madhe e atyre  të cilët punojnë në komunë nuk është se të ardhurat mujore nga ajo i kanë burim  bazë të ekzistencës, por ka edhe nga ato shtresa  që janë të varur nga rroga mujore- bile edhe  kur ajo është minimale ..?!

Të këtillët   janë më të zëshmit në ankesa dhe  e marrin  vesh të parët se kur arkëtari e punon atë.

Pasi komuna është në sezon të mbledhjeve të mjeteve  dhe nisur nga praktikat e deritashme që në shtator gjithë herë ishin të gjitha rrogat e shlyera, mbi bazën e një urdhërese u fol që rrogat  ishin gati (nga arkëtari)- tash  dy javë  të plota…?!

Dhe kështu , pasi  këtyre të fundit u ishte e thënë  se  këtë  fundjavë me siguri do merret…?! Sot njëri , në dialekt e pyeti  eprorin: “ Kur po e ban ate  gati..”dhe si zakonisht , fitoj përgjigjen “ Tash po e baj..”.

Pasi ky e kuptoj hilen sepse ish fundi i orarit , ia priti: “ mirë pra – por ama shaj fart e bane..”?!!  me një të folur metaforik- Dhe merret vesh që përsëri rroga nuk u bë….?!!

Mendoj që ky është një shembull praktik i mirë për ne,  që studiuam letërsinë, kur  patëm mësuar se kufiri ndërmjet tragjikes dhe komikes është nga një herë i pa hutueshëm .Po  Ju pyes:  a mendoni edhe ju si unë…?!! Sepse  ndoshta unë nuk jam mirë, edhe pse kur e dëgjova rrëfimin mu dha një e qeshur…?!!