Nika: Partitë shqiptare padisin njëra tjetrën në polici..?!! Prandaj të anulojmë votën e të shpreh im revoltë..?!!
Po të më kishte thënë dikush në vitet 90 se tesh vjen një kohë ( në vitin 2016), që liderët e partive nacionale shqiptarë do padisin njeri tjetrin në polici- rreth kolltuqeve…, bile në Podgoricë … ?! E duke na bërë tanë gabelhane….?!Jo që nuk do e kisha besuar , por edhe do të më kish zënë sherri me te! Sepse kam menduar dhe mendoj , që po të ndodhte një padrejtësi e këtillë …, populli do ta dënonte me votë BËRSIN E SAJ , duke mos e çarë më “ mendrën…” për te ?!
Dhe tashti, pasi që edhe kjo ndodhi- dhashë Zoti e nuk i voton kush! Sepse këta – me këso padish të ndërsjella , nuk kanë më të drejtë , të përdorin atributin – nacionale shqiptare dhe unë distancohem nga lloji i tyre…??!!!!
Shqiptarët – me sa dimë ne , nuk e kanë pasur për zakon që të padisin njëri tjetrin, të paktën jo te Knjazi- mbase kështu mendojnë edhe të tjerët..?!!
Por mjerisht po na takon që të mësohemi edhe me këtë .
Thjeshtë edhe këta , na u bënë si fermerët(fshatarët) e Shumadisë , që thuhet se ata edhe për çështje tepër banale – gjatë verës, padisin fqinjin e vet …, si për shembull edhe kur derri i njërit, hyn në oborr të tjetrit. Kurse pastaj dimrit – kur s’kanë punë, krenohen me njëri tjetrin – se kush e pagoi avokatin më shumë për këtë..?!
Duke mos e zgjatur, shih këto dy shkresa , me të cilën paditej kryetari i komunës Fatmir Gjeka- se është kah punëson në mënyrë të pa ligjshme dhe se është kah shkarkon kuadrin e Forcës, në mënyrë të pa ligjshme dhe jo se ata ishin të pa aftë dhe se nuk i plotësonin kushtet me konkurs- as sot dhe as mot…?!!
E tashti , mbase ka filluar procesi i asaj që populli i thotë: “ Uha- për tu La..”
Shih padinë e parë ndaj Gjekës, në të cilën thuhet se ai në mënyrë të pa ligjshme – me konkurs ?!, mendonte të punësonte në kabinet të tij 3 veta- pa e pyetur Podgoricën..?! Por kjo rezultoi të ishte e pa vërtetë , sepse PODGORICA ISHTE E PYETUR dhe ata u punësuan…, përjashtuar njërin që nuk e kish dorëzuar dokumentacionin e plotë?!!
Padia e dytë ndaj Gjekës, ka të bëjë me atë të Forcës, që kish paditur se Gjeka, ia shkarkonte pa të drejtë funksionarët . ..?!
Më pas kjo punë u pëlqej po duket edhe këtyre të Gjekës dhe padija e kontrollit të kabinetit të Cungut vazhdon…?!
Vijon:
SA VETË NGA UDHËHEQJA AKTUALE I PLOTËSOJNË KUSHTET ME KONKURS E ME LIGJ PËR FUNKSIONARË NË KOMUNË ?!!
Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„








