Nika: Filloi fushata në Ulqin: Pajoviq në Katërkollë; Cungu e Ndrekiq në Kripore ??!!!!
Shkruan Muhamet Nika
- A thua se kështu do të jetë sfera e ndikimit edhe në fushatë?! Andaj- më dëgjoni mua dhe anuloni votën…. , e unë u paça në qafë ….?!!!
Edhe pse sipas disa burimeve u tha se të enjten në Ulqin, pas një vizite që bëri atje- kryetari i kuvendit-“ Pajoviq , kërkoi mbrojtje ndërkombëtare të Kripores..”, them të vërtetën disi na dogji një çikë miza dhe dyshuam në protokollin e kësaj vizite, sepse u pa që ai fillimisht kish shkuar në Katërkollë – Ana e Malit , ditën e pazarit ku kish preferuar të pijë një kafe atje me anamalasit dhe pastaj për rrugë kish vizituar edhe Kriporen e Ulqinit…?!
Kështu, mos kujtoni se fotografia që shihni në vazhdim , të jetë bërë para komune – që kërkon protokolli, por diku te rruga e Kripores…?!
Për ne – Më mire të kishin dale edhe këta , me vakt – me te , në Katërkollë, për ndonjë vote… , sepse hiç , nuk i dihet kësaj here punës…Hajdinaga e Gjeka veç i kanë ra një herë para 5-6 ditsh- Anës Malit, prej Kravarit , “ me valak zgjedhor …ha- ha-ha …?!
Vizita e Kripores, kuptohet se ishte jashtë protokollit, sepse me sa dimë, Katërkolla ende- nuk është seli e Ulqinit..?! Por me gjithë atë vizitën e përzgjodhi ta bëjë atje, sepse dihet që kush e “zotron” Anën e Malit – zotëron Ulqinin , po besa edhe Podgoricën..?! Dhe se tashti një kohë të gjatë, nuk ka kush i përfaqëson-si lokalitet, nga politikanët e trevës..?!!
Prandaj – themi që mund të jetë besuar, që kur mundet ti përfaqësojë: Nikë Gjeloshi, Luigj Shkreli, e Niman Begu- kurse pritet t’i përfaqësojë edhe Hajdinaga, pse nuk mundet edhe Pajeviq…, që tč paktën, aplikoi shqipen në parlamentin malazez?!
Nga kjo po del që Pajeviq, si i thonë një fjalës :“me një gurë desh të vrasë 2 zogj…” . Dhashë Zoti dhe e lë me një gur “e nuk ngreh dhe ndonjë rrasë…(organ partiak)”, se di ta mbysë edhe ndonjë zog në zgjedhje për vete?!
Pasi kuptohet se Pajeviq, u nda i kënaqur nga shikimet që i dhanë anamalasit në shenj respekti për politikën që bëri me shqipen…, po duket u kujtua dhe thirri edhe këta të komunës që “ nëse kanë zahmet te dalin e ta presin para” Kapisë së Sollanës”?! – Sa për të bërë, një fotografi edhe me ta- duke përkrahur idenë “që Kriporja të vihet nën mbrojtjen e ndërkombëtarëve- nga privatizimi i keq i të shkuarës…?!
Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„






