Nika: ESE; A është Ana e malit një – an, an…?!
( përpjekje për një ese)
Në shkrimin paraprak vumë re se si edhe vetë kryetari i parlamentit Pajoviq, kur promovoi mbrojtje të kripores nga ndërkombëtarët- si potez politik të fillimit të fushatës në Ulqin, vizitën e nisi fillimisht nga Ana e Malit. Dhe a mos do të thotë kjo – që disi fati politik i qytetit të Ulqinit , bashkë me trazirat dhe turbullirat e kohës ka filluar e lidhet detyrimisht me Anën e Malit, si epiqendër politike e qytetit- Na duket se po…?!
Pra si duket edhe vetë diaspora shqiptare e Ulqinit- mbrëmë në Anë të Malit , organizoi me këtë motiv- Ditët e Diasporës- me lojra dhe dyzen , e duke filluar kështu hapjen e fushatës .
Edhe pse ftesa ishte publike- pamë që interesimi për të dalë në skenë nuk duket të kish qenë ashtu pa protokoll…?!
II.
Pasi mbrëmë në Kala të Ulqinit, u mbajt edhe një manifestim tjetër publik- promovimi i librit të doktor Gani Karamanagës, edhe vetë rashë në siklet se ku të shkoj- Njeriu dyshë nuk mund të bëhet, dhe thash: A të shkoj në Anë ( të Malit) , – për politikë E MUZIKË…,dhe po: tezpixhe , pite e rrullaç sa të duash…, apo të rri në “Qendër “- qytet, për kulturë …, por pa këta të fundit?! Dhe për çudi në mua dominoi përcaktimi i dytë – mbeta në QENDËR- Kala të Ulqinit. Dhe për çudi , nuk pashë të kisha gabuar, në mbrëmje ishin mbase edhe nja 20 veta e më shumë , por jo të pites e rrullaçit ..?!
Mirëpo me keq ardhje hetova, që edhe këtu nuk mundëm t’i shqiteshim politikës e cila për momentin shihet se kish marrë malin- Anën…. Për këtë , u hetua që duke u marrë me anë…, politika- kish harruar fare qendrën. ..?!
Këtë na e zbuloi gjatë diskutimit të vetë në mbrëmje doktori Karamanaga , po edhe shokët e tij mjekë , sidomos kur u ndalën te projekti gjysmak i realizimit të maternitetit në Ulqin- pa sallë operacioni si kërkesë e pranuar para të huajve nga politika nacionale e qytetit dhe dëshmoi dështimin e saj …?!!
Por t’i kthehemi çështjes: Çfarë do të thotë AN- AN (anë …) për ata që nuk e dinë?!
Edhe kjo shprehje(AN ; AN), lidhet me pushtetin, në fakt me pushtetin hyjnor që vinte nga qielli të fazës së parë të njerëzimit duke u lidh me mitologji..?!!
Mësohet , se sipas mitologjisë, emri Ana hebraisht do të thotë në shqip që “ Zoti më do vetëm mua… Kurse për këtë konstatim- islami si fe universale, emrin nuk e llogaritë të tijin. Ngase Zoti është i të gjithëve- dhe i do të gjithë..?!
Ndërsa fjala Aminë…, e të njëjtit burim, ka dimension universal në monoteizëm, me kuptimin shqip: Zot pranoje lutjen…?! Zakonisht të lashtët, këtë punë (pranimin e lutjes) ia besonin një AN- Ani. AN – quhej qielli dhe An –Ani, quhej ai që kish lindur nga perënditë e qiellit që ishin martuar me femra të bukura të tokës , pas një pëlqimi të ndërsjellë , ndërsa bijtë e këtyre martesave – quheshin AN-AN, në kuptimin heroj.
Këta, An –Anët , si natyrë nuk e preferonin grumbullin dhe disi rrinin anash apo lart(g) tij, sepse nuk ishin të zgjedhur prej tyre – turmës , por ishin nga qielli.
Nga kjo kohë na ka mbetur , po duket edhe shprehja- personi N.N..?! Që sipas mitologjisë do të thotë njeriu të cilin – vetëm Zoti e di se kush është dhe që ka pushtet edhe kur rri apo e lamë me qëllim anash. AN, Ani na rri aty e ne që dimë fort- ia zëmë edhe vendin –sepse kështu jemi…?!
III
Çfarë më ndodh(te)i mu si i Anës së Malit- anës, kur drejtoja qendrën e kulturës( të kulturuar) , si në manifestimin e mbrëmshëm..?!!
Pasi edhe mua më takoj të bëjë politikë në qendër dhe të drejtoj në qendër- por i vetëdijshëm , që njerëzit shtyhen për të zënë vend (ulur)“ në qendër” dhe mund të ndodhte të “ fyhesha” për këtë- duke mos qenë taman An-an, e duke u provokuar- nëse mbetësha në këmbë, kisha përgatitur një masë sigurie në këto situata.
I urdhëroja një punëtori të qendrës , që kur të vij vetë i fundit –si drejtor dhe i Anës.., të më priste hazer me një karrigë rezerv- të cilën në moment e qite. Që të mos fyhem e koritem , sepse këtë , mund të ma bënin e kurdisnin (an)miqtë e mbrëmjes…?!
Pasi nuk isha në Anë të Malit, sa për mbrëmjen në Kala, mu duk që ajo ishte në rregull ?! Por si zakonisht edhe këtu – dikush që nuk duhej nga ana- mbeti sipas zakonit tonë- në këmbë (an-ës). Dhe për çudi , i ra të ishte edhe një N.N- sipas konferencierit, ku pas disa minutash ia gjetëm emrin. ..?!! Me gjithë atë- sipas meje – atë si i Anës – An, An, që ish, nuk u duk se u shqetësua apo u fye edhe pse kish mbetur pa karrige…Fjalimit të tij modest e të kulturuar , nuk kishe çfarë t’i hiqje dhe as çfarë t’i shtoje…?!!
Po si ishte rendi publik i paraqitjes së politikanëve në Anë të Malit(thirrjet u tha se ishin publike)- që (as) pak besohet – le të shikojmë këto fotografi,
Unë e dua simbolikën dhe bëj përpjekje ta kuptoj – si shkallën më të lartë të vetëdijes, jo për të gjithë…, e nga kjo që thamë , mbase mbeti e pa thënë vetëm fakti , se fjala politikë- vjen nga fjala greke – polis- qytet (politikë) marrëveshje e qytetit për të qeverisë vendin?! Andaj në se është kështu, këta të fushatës nuk kishin pse të lodheshin duke ikur nga qendra-qyteti , për tu marrë vesh si qeveriset në Anë të Malit.
Çfarë të thuhet për fund…?!!
Thuhet se diskutimin përshëndetës atje në Anë të Malit e bëri kryetari i BKA-së, nga ana… dhe i cili, nuk di përse – më falni?! E di përse- po më kujton përmbytjen e (poli-sit, tikës), marrëveshjes së qytetit, që kësaj radhe për të shpëtuar nga zgjedhjet, mbase me kohë, janë nisur Anës së Malit, për të arritur në maje të malit..?!
Mbase ndoshta- është kjo deklaratë e Kabilit- ajo që më kujtoi përmbytjen politike….?!
Shih tekstin e para dokohëve:” Kabil Kurti: Ja pse ndodhin përmbytjet në Ulqin..”
MARCH 26, 2015 | REPORTAZH / REPORTAŽA
“..Duhet cekur që përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha në Ulqin “….(dhe pritet të shkaktojnë sipas neve)- ha-ha-ha…?!
Ndoshta këta të pushtetit të qendrës e parandjenë këtë –prandaj edhe e angazhuan këtë si specialist përmbytjesh në AN AN- që vjen nga qielli…?!!!
Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„









