Jep dorëheqje Harasani i Lëvizjes “URA” nga ndihmës drejtori për punë inspektuese

August 20, 2016   | Ngjarjet - Events

Ilir HarasaniNdihmës drejtori i Drejtorisë për punë inspektuese me kompetenca të veçanta Ilir Harasani dha dorëheqje sot në këtë funksion, raporton portali Ul.info.

Harasani, i cili është funksionar i Lëvizjes qytetare URA, tha se PDS-ja ka shkelur marrëveshjen për zgjedhje të lira dhe të drejta, kështu që URA në mënyrë parimore vendosi të lëshojë Qeverinë e besimit zgjedhor.

“Është gjithmonë lehtë të japësh dorëheqjen kur e merr funksionin me vetëdije që aty nuk do të jesh përgjithmonë, kur pranon marrjen e përgjegjësisë, e jo të privilegjeve, kur në Qeveri hynë për hir të ndryshimeve, e jo për hir të pushtetit. Kjo praktikë i mungon shoqërisë tonë, por dëshiroj të besojë se, veçanërisht, ne të rinjtë, mund të kontribuojmë në ndryshimin e praktikës së tanishme”, shtoi Harasani.