Nika: Zgjedhjet partlamentare – 2016: “ Ka lujt puna…?!
Muhamet Nika
“….Komisioni komunal zgjedhor (KKZ) ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të drejtohen pranë Filialit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) në Ulqin për verifikim të regjistrit të votimit dhe vendvotimit.
Kjo, siç theksohet, është e nevojshme në mënyrë që të dinë saktë ku do të votojnë në zgjedhjet parlamentare të cilët do të mbahen me 16 tetor….”
Dhe ne – Kur e themi këtë- se “ ka luajt puna”, mos kujtoni se mendojmë në bashkimin dhe pajtimin e Hajdinagës me Gjekën dhe as të Zenkës me Cungun , sepse si duket hidhërimi i tyre ishte punë msyshit – ose punë magjie… , që shyqyr u çliruan dhe u shporren prej saj, pas një kohe të gjatë…,e mbasi mund të kenë shkruar te ndonjë hoxhë i mirë – Në Kosovë për këtë. Por bënë mirë që u përcaktuan kështu- duke mos shkuar më te Vetvendosja- Albin Kurti , si herën e kaluar…?! Sepse nuk është këtu punë vetëvendosjeje – sa për të vetëvendos , kjo dihet – që këtë e bëjnë vet?! Veç se u ka luajt puna- po duket, kësaj here, për sa i përket kontrollit të listave zgjedhore në vendvotime – kush ku voton..?!
Pra e kemi fjalën te deklarata e komisionit zgjedhor komunal, nga e cila në mënyrë të tërthortë , shihet me ligjin e ri , “ ka luajt puna”- nuk vendosin më për çështjen- partitë shqiptare – komuna… , se kush- ku voton, por vetëvendos policia ..?!
Andaj pasi partitë shqiptare nuk po e zbulojnë këtë – shihet se ia lanë komisionit ta thonë dhe për të mos e marrë vesh ju , ashtu kot –ditën e votimit , se nuk votoni më aty ku jetoni e keni votuar deri më tash, por diku tjetër dhe të çoni dorë fare nga votimi….?! Po na takon ta themi neve këtë çështje , andaj mos thoni se nuk e keni ditur..?!
Përflitet se policia prej (pa) dijes së madhe , që ka në këtë punë me listat zgjedhore, dy –tri mijë votuesve në komunë iu ka ndërruar vendvotimin…?!
Thjeshtë – Kësaj radhe , trikave të KQZ-së, do tu shtohen edhe trikat politiko policore, e që kanë për qëllim të fusin huti te zgjedhësit “ e pabesueshëm” duke iu ndërruar vendvotimin e për t’i bërë të çojnë dorë nga procesi i votimit.
Thjesht p.sh. vendvotimi Krythë i Anës së Malit- si krahinë me mentalitet konservativ – që nuk ndërron shpesh parti. Këto të Krythës që preferojnë të renë, mund t’i kenë ngatërruar- përzier në votim, me votues të Krythës së Ulqinit…?!
Ose psh. familja ime që tradicionalisht , voton kundër DPS-së dhe përkrah opsionet e reja politike shqiptare, mund të ngjajë , që p.sh, bashkëshortja – të votoj diku në Ulqin, fëmija në Katërkollë , kur se unë – diku në Shtoj..?!!
Prandaj – po e përsëris, u paça në qafë unë kur them, që në këto zgjedhje: dilni masovikisht në votime dhe anuloni votën, duke shpëtuar veten dhe të ardhmen e fëmijëve tuaj….?!!
Për fund- Sikur policia të mos kish dashur të ketë lëshime dhe amulli zgjedhore, kur e mori punën e listave zgjedhore- ka mundur që bashkë me punën e listave zgjedhore- të marrë edhe punëtorët e komunës të cilët e punuan dhe e njohin këtë punë- POR JO , këta ia lanë komunës dhe shumë lehtë kanë mundur të shpallën edhe TEPRICË TEKNOLOGJIKE…, po të ish në pyetje policia?!!!