Nika: Komenti (ii) i një fotografie….?! “

August 25, 2016   | Opinione

“.. UNË  JAM  NANA  E  VAKIVE..”  –  Adelina…?!!

NAZIF-CUNGU-PREZANTIMI I AKTIVITETEVE SHTATOR-2016

(He more edhe juve nuk po iu mbushin syrin…)?!!

Sa për lajmin rreth prezantimit të  aktiviteteve  kulturore qe do të  zhvillohen gjatë muajit shtator 2016, sipas Kryetarit të  Komunës së Ulqinit Nazif Cungu, ” me qëllim të zgjatjes së sezonin turistik …, për mes “organizatës turistike dhe ambasadës amerikane  të cilat do përkrahin këto aktivitete me karakter rajonal dhe ndërkombëtar”,   shikuar realisht  ,  edhe pse  janë të nevojshme, prapëse prapë, janë të diskutueshëm  dhe provokojnë një seri pyetjesh si :

  • E para , ku mundet dhe si guxon ambasada amerikane , të bëjë këso aktivitetesh – me” dilitanta kulturorë “ të pa liçensuar..” e diskriminues  gjuhësor  që shkelin  barazinë gjuhësore  të mjedisit – pa pëlqim të kuvendit të Ulqinit…, e në emër të  tij, duke përdorë vetëm gjuhën angleze , kurse  fjala është për institucione publikë?! Këtë e themi, sepse  ambasadat, ka mandat dhe  mund të  përkujdesën vetëm për fatin e qytetarëve të shtetit të vet  në  një shtet tjetër , e jo me atë se çfarë kulture dëshiron të zhvillojë një komunitet shumë kulturor,  nacional- e konfesional kështu si Ulqini…?!

Dhe që të mos dimë , kush na e bën e si na e bën  atë  e në cilën gjuhë?! A mos i urrejmë gjuhët e mjedisit dhe për këtë nuk jemi të vetëdijshëm…?! Pasi kjo na përsëritet – themi se po?!

Mbase një pyetje  e thjeshtë kjo,  por që e do një përgjigje-  të parë dhe të fundit?!

Shih këtë fotografi dhe  mënyrën , se si” romanizohet  “ historia e qytetit – jo pa qëllim, dhe jo për herë të parë diskriminohemi në aspektin gjuhësor nga aktivitetet e organizatës turistike dhe disa tjerëve..?!  Këto të mallkuar , me trillimet e veta( e me anglishten e vet…), po na (më) bëjnë helaq  dhe rezil para sensit modern  tashti një kohë të gjatë. Duke mos hyrë këtu në historinë “ e sheshit të robërve…?!, cekim se  në dokumentet e vjetra trajta Dulcinium – ilire,  është më prezente  se  kjo që na jepet  nga ambasada  amerikane Dolcinium- prandaj kujdes : oprez…, coreful…., prudence.., në këtë aspekt  për të fundit herë – juve dhe atyre që u përkrahin , qoftë ajo edhe ambasada në fjalë , ose edhe dikush tjetër …. ?!!

PREZANTIMI I AKTIVITETEVE SHTATOR 2016

  • Tjetër- si pyetje e radhës: kush e vendosi dhe e përcaktoi  këtë politikë kulturore – diskriminuese në  muajin   shtator – në prag të fushatës zgjedhore, dhe  cili “meritum ..” kulturorë i qytetit të Ulqinit- pse mbahet fshehur në se ekziston,  si komiteti i maleve.. ?!!
  • Ne e dimë , se me vendim të kuvendit, komuna  , ka themeluar një ndërmarrje tjetër  publike e cila  i bie (do të duhej) të jetë e specializuar për aktivitete kulturore të këtij tipi dhe që  për këtë i jep llogari themeluesit  për suksesin dhe mos suksesin eventual.  SI DHE  PËR  ZBATIM  TË DYGJUHËSISË  SË QYTETIT  APO SHUMË GHUHËSISË…?!!!
  • Dihet se Kuvendi i Ulqinit,për veprimtaritë publike kulturore dhe ekonomike të këtij tipi –  ka themeluar institucionin e kulturës, dhe  ka nxjerrë   aktin e themelimit   të saj, duke  e përshkruar në detale  fushëveprimin e veprimtarisë , në nja 5- 6  faqe tekst dhe i cili   është i regjistruar në  gjykatën  ekonomike për tu  përligjur. E që i mungon organizatës turistike.

Gjithashtu pyesim: si është e lejueshme , bashkimi i parave të ambasadës amerikane dhe mjeteve buxhetore publike , pa një vendim paraprak dhe para kujt arsyetohet shpenzimi i tyre nesër…?!

Çka garanton se nuk do ketë  keqpërdorim të tyre, kur dihet që me vite, nga organizata, po qe besa edhe  as nga kryetarët e komunës,  nuk i  jepet raport  vjetor kuvendit për punën e vet. A e di ambasada amerikane këtë?!!

Po ti bëjë këto punë , ndonjë asociacion privat i turizmit, dhe jo  i dalë  nga vota e popullit atëherë nuk do të kishim të drejtë të shpreheshim kështu?!

  • Kështu si  rri e duket puna , krijimi edhe i një organizate të dytë publike  -Organizatës Turistike, pas Qendrës për Kulturë të qytetit, në këtë situatë ekonomike  të vështirë  që merret me kulturë është një  “ komoditet “ i tepruar dhe i pa kuptimtë,
  • A e di ambasada e Amerikës  edhe këtë,  se   organizata turistike  ,  ka krijuar mbi një gjysmë milioni euro obligime me ligjshmëri të diskutueshme dhe se i është nënshtruar një kontrolli të rreptë  financiar- i vetmi nga sektori publik që shquhet  për këtë?!
  • Andaj pasi qenka  kështu,  kryetari i kuvendit, ka obligim moral të thërrasë kuvendin dhe të shuaj Organizatën Turistike  të Qytetit e cila po duket s’është duke shfrytëzuar – në mënyrë të pa ligjshme –  pa vendim kuvendi-  paratë e taksa paguesve . E të cilat vjet dhe sivjet – pikërisht në shtator…., rreth 100 mijë ero u mblodhën me dhunë  përmes  komunës nga subjektet ekonomike të qytetit- për” dyzen vjeshte të sajin..”?!
  • Ose  për ndryshe, nëse nuk e bënë këtë- kuvendi duhet të mblidhet dhe të fikë Qendrën për Kulturë , të cilës i  janë besuar këto aktivitete me akt themelimi..?!

Dhe në fund, si njohës i kulturës shqiptare dhe i traditës e historisë  nacionale  e gjuhësore, po dhe i të drejtës kushtetuese e njerëzore, do kisha një lutje, për këta të “ kullturës..”nga komuna, ashtu si   Arkimedi,   kur u tha ushtarëve romakë –  Mos mi loznin rrathët e mi, në kuptimin: mos  e luani shqipen tonë..”?!

Kjo vlen për këta të organizatës turistike, që shqipen  e kanë zëvendësuar  më anglishte  në “panotë “dhe  “billbordat “  e aktiviteteve të tyre,  pas të cilave  rri stema e qytetit të Ulqinit-  Kuvendit  të Komunës ,që  as se si , nuk mundëson përdorim të njëanshëm të gjuhëve me statut dhe ligj?!

Vërejtje : ky test(shumë shpejt) , pasi të përkthehet dhe të përpilohet , me një biografi të shkurtër të autorit , do t’i dërgohet me postë  edhe në formën e letrës publike edhe vetë ambasadës amerikane në Podgoricë..?!!

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„