Nika: Si e shoh unë punën: Njëlloj si ju – sepse nuk jam më i mençuri ?!

August 29, 2016   | Opinione

Kanali i Kripores-Ulqin
komenti i 3-të, i një fotografie….

Fjalën kësaj radhe e kemi për  fotografinë e lajmit   që shihni në tekst  në të cilin    thuhet:  Kryetari i Komunës Nazif Cungu  me bashkëpunëtorë  u takuan me qytetarë  që jetojnë në afërsi të  Port Milenës. Pasi kishim të bënim me kërkesën e tyre për mbylljen e kanalit të kripores, në takim merrte pjesë dhe Drejtori i falimentimit të kripores Ognjen Jovoviq…”

 Për vete  fillimisht po cek  që  e kuptoj se  është fushatë dhe duhen premtime e  vota..?! Por nuk arrij asesi  të kuptoj  në tekst- se  kush është Ognjen Jovoviqi- që na u dashka  për këtë punë edhe pëlqimi i tij-  bile edhe  më shumë se fjala e kuvendit  që  zgjedh populli?!

Ndërsa  për çudi edhe këtu, po duket – Loron,  si kryetar kuvendi  që i takonte   ti priste , jo që e hoqën nga fotografia –si në takimin me drejtorë, por as nuk e paskan njoftuar  me sa duket fare?! E po të ishte kështu, që nuk dëshiroj  të jetë, kjo do të lajmëronte një ogur të keq që do thotë se në komunë kemi  të instaluar një pushtet – parapolotik  , me atributet e atij paramilitar  që lam pas..?!

Andaj këto “ nismëtarë..”  që pret Cungu , jo që duhen përkrahur  nga kryearti i komunës, por  do duhej të paditeshin   me njëherë në polici, në një shtet normal dhe popull normal?!! Dhe  ,sikur të jetësohej kjo, jo që do shkelej një ligj , por disa..?!!

Kriporja – pas një tradite shekullore  të ekzistencës, është jo vetëm një  monument i veçantë i  natyrës , por është  bërë edhe pjesë e kulturës dhe traditës  sonë  familjare – bashkë me kanalin, në  të cilën nuk guxohet të prekët kështu si mendon dikush- pak ka rëndësi , nëse bëhet për vota, apo interes. Dhe mos  të ndodhë  , si me  Erjon Velin- Kryetarin e Tiranës,  me ndërtimet në parkun e liqenit artificial- ku  pati përleshje me ata që  parkun  (kanalin ) e donin park( e jo kanal të betonuar)- si e doni  Ju.

Kujdes sepse  ende  është verë e në Ulqin ,  e puna di të marrë flakë  edhe shpejt fare ?!!

Sipas të gjitha normave juridike , po dhe drejtësisë romake,  në këtë rast do thuhej: Se nuk shkoi  kanali i Kripores te banorët …,  por ata  shkuan afër kanalit ?!

Nëse nuk  e besoni – pyesni  për këtë , edhe  ambasadoren gjermane, me të cilën jeni mirë  me  një  (nismë)tjetër , ku do ta shpallni  ulqinake nderi për mbrojtje të Kripores?!

Kujdes , se mund ta marrë vesh – si ulqinake nderi që pritet të bëhet, dhe pastaj  të turpërohej  nga ju dhe të  pikëllohej njëkohësisht  nga bashkëqytetarët  e rinj (të mij)….?!

Dhe tjetër- Jo vetëm sipas meje , por  edhe tjerëve-  Ky kanal i mbushur me ujë nga thellësia e detit me pompa-  si dikur dhe me parmakë  anësor-  Mund të ishte atraksion , për larje të turistëve… , ndërsa me vënien në funksion edhe të trenit të vagonëve të kripës –të adaptuar për pasagjerë – buzë tij, për vizitorë nga plazhi(deti ) e deri në kripore përmes baseneve do ish një atraksion  i vërtetë turistik i paparë dhe i veçantë si ofertë turistike , duke njohur vizitoret me prodhimin tradicional të kripës e deri të biodiversiteti i zogjve.

Adriatiku , nuk kish shumë Kripore ..?!!

Vazhdon:

 

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„