Gëzim Muçolli ben propagande per Ulqinin

August 30, 2016   | Opinione

Gëzim Muçolli ben propagande per UlqininUlqini i ngratë dhe turistët e ” lumtur “

Qyteti i Ulqinit si gjithmonë është mikpritës dhe me njerëz që kanë traditë turizmin . Emri ij këtij qyteti bregdetar për kosovarët në ish shtetin e Jugosllavisë ka qenë sinonim i detit.
Po sot ndieva shumë keqardhje për këtë vend të mrekulluar nga natura e të mjeruar nga moskujdesi njerëzor.
Papastërtia mbretëron dhe prishë çdo imazh dhe kujtim. Sidomos te perla e qytetit- Plazhi i vogël. Shumë turistë me prejardhje nga Kosova e edhe ndonjë banor vendës ankoheshin se faji është i komunës së Ulqinit e sidomos i shërbimit për heqjen e mbeturinave.
Por askush nuk mund të hesht para faktit që përditë mund të shihen të rinj e të reja që hudhin kudo pa kujdes shishe qelqi e plastike si dhe mbeturinat e ushqimeve që hajnë në plazh. Këtu dallohen edhe ata që dëgjohen duke komunikuar mes vete në gjuhën gjermane duke dashur të tregojnë se kanë kulturë gjermane. pra ata që me përbuzje jo rrallë i quajnë “shaca”.
Është koha kur jp rrallë me ngulm të rinjtë kërkojnë liberalizimin e vizave.
Po ku do të shkoni me sjellje të tilla në Evropë?!
Politikanët e Kosovës përditë e përsëritinn se Kosova e meriton liberalizimin e vizave !!!
Unë po ju them më mirë është të rrini në shtëpi se me papastërti e me njerëz të tillë nuk shkohet në Evropë. Ka kohë që ka mbaruar epoka e bërllogut dhe shkatërruesve të ambientit.

Gëzim Muçolli Facebook

Gëzim Muçolli ben propagande per Ulqinin-1 Gëzim Muçolli ben propagande per Ulqinin-2 Gëzim Muçolli ben propagande per Ulqinin-3