Hartimi i Planit Lokal per parandalimin e narkomanisë në Ulqin

August 30, 2016   | Shoqëria / Društvo

Sot, OJQ “Horizonti i Ri”, organizoi seminarin për hartimin e Planit Lokal për parandalimin e sëmundjeve të varësisë. Ky aktivitet tuboi së bashku përfaqësuesit e të gjitha institucioneve relevante që veprojnë në nivelin lokal e të cilët njëkohësisht përbëjnë edhe Rrjetin e partnerëve lokal për luftimin e abuzimit me droga dhe delikuencës së të miturve.
Seminarin e hapi Kryetari i Komunës së Ulqinit z. Nazif Cungu, i cili përgëzoi për punën e deritanishme të gjithë subjektët të përfshirë në këtë projekt dhe premoti mbështetjen e tij të fuqishme për iniciativat dhe projektet që kanë për qëllim krijimin e një ambienti të shëndetshëm dhe të sigurtë, për të rinjtë e Ulqinit.
Përveç funksionarëve dhe zyrtarëve të Pushtetit Vendor, në hartimin e këtij dokumenti dhanë një kontribut të çmueshëm edhe drejtuesit e Prokurorisë Shtetërore në Ulqin dhe Zyrës së Policisë; përfaqësuesit e Gjykatës Themelore në Ulqin, Qendrës për punë sociale, Shtëpisë së Shëndetit, institucioneve arsimore, Televizionit Teuta, profesionistë të shoqërisë civile, edukatorët bashkëmoshatarë në fushën e parandalimit të sëmundjeve të varësisë e të tjerë.
Ky aktivitet njëherësh shënoi edhe fazën përfundimtare të projektit njëvjeçar “Partneriteti lokal në luftën kundër abuzimit me droga dhe delikuencës se të miturve”, i cili ka pasur për qëllim vendosjen e bashkëpunimit më efikas në çështjet e edukimit të fëmijëve dhe të rinjve, shkëmbimit të njohurive dhe përvojave pozitive në këtë fushë si dhe fuqizimin e kapaciteteve të Zyrës për parandalimin e sëmundjeve të varësisë të Komunës së Ulqinit.

Këtë projekt, OJQ “Horizonti i RI” e realizoi me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Podgoricë, përmes Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit.

New Horizon NGO Facebook

Hartimi i Planit Lokal per parandalimin e narkomanisë-Ulqin-1Komuna e Ulqinit do të mbështesë gjithnjë projekte që janë në dobi të komunitetit

Në kuadër të  projektit “PARTNERITETI LOKAL KUNDËR ABUZIMIT TË DROGAVE DHE DELIKUENCËS SË TË MITURVE”, të cilin  e  organizon Organizata e shoqërisë civile Horizonti I Ri  e që  mbështetë Ambasada e SHBA ,u organizua  një Work shop  që tuboi një numër të madh  të të rinjve te shkollave,  dhe institucioneve të ndryshme të qytetit tone. Në takim ishte I pranishëm dhe Kryetari I Komunës.Z. Nazif Cungu I cili duke  përshëndetur të pranishmit, tha se komuna e Ulqinit do të mbeshtesë përherë projekte te  këtij lloji , pasi fenomeni I  narkomanise  po behet gjithnje e me shqetesues. .

Hartimi i Planit Lokal per parandalimin e narkomanisë-Ulqin

Projekti,, ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së të rinjve në lidhje me efektet e dëmshme të abuzimit me drogën si dhe fuqizimin e kapaciteteve lokale për parandalimin e sëmundjeve të varësisë, në komunën e Ulqinit.Objektivat specifike të këtij projekti janë: krijimi i partneritetit me institucionet relevante dhe veprimi i përbashkët në luftën kundër abuzimit të drogës në komunitetin lokal; mbështetje për Administratën Vendore në aktivizimin e Zyrës për Parandalimin e Narkomanisë, hartimi i Planit Lokal për luftën kundër narkomanisë.