URA: Komuna e Ulqinit me 1 milionë euro më pak në arkë

August 31, 2016   | Ekonomia / Ekonomija

URALQ URA e gëzon sinqerisht çdo sukses të cilin e arrin administrata ose njerëzit tanë nga jo hapësirë, në vend ose jashtë. Mirëpo, mendojmë që nuk është e dobishme, para së gjithash për ne vet, që të flasim gjysmë të vërteta, transmeton portali Ul.info.

Nëse sekretari për financa thotë se buxheti i Komunës së Ulqinit është realizuar 64 për qind, atëherë ne themi që kjo është shumë mirë. Por, nëse shton që kjo është për 14 për qind më mirë se në vitin 2015, atëherë ne themi këtë:

Zotëri sekretar, vetëm nëse zbritni kredinë të cilin e keni marrë dhe shpenzuar në shumën prej 4,25 milion euro, atëherë do të thotë se ne deri tani kemi vjelë vetëm 3.35 milion euro. Kjo, pra, do të thotë që pushteti lokal ka dështuar në vjeljen e të ardhurave buxhetore ose që realizimi nga të ardhurat vetiake është vetë 44 për qind. E, do të pranoni, kjo është shumë më dobët se vitin e kaluar.

Prandaj, sekretar i dashur, kjo nuk është sukses, dhe, për fat të keq, nuk është e dhënë për lëvdatë, gjegjësisht kjo flet për punën e dobët të kësaj administratë.