Cungu takohet me koordinatoren e programit për projekte bilaterale zhvillimore të Ambasadës së Norvegjisë

September 1, 2016   | Lajmet / Vijesti, Rajoni / Region

Nazif-Cungu-Nela Jovic-UlcinjKryetari i komunës Nazif Cungu priti në takim koordinatoren e programit per projekte bilaterale zhvillimore e Ambasadës  së Mbretërisë së Norvegjisë  Nela Joviq. Biseda u fokusua  në Projektin ,,Zhvillimi i  qëndrueshëm  i ekosistemit  detar dhe bregdetar  nëpërmjet  mbrojtjes së  faunës,, që realizohet  në territorin e komunës tonë me mbështetjen e  ambasadës së Norvegjisë gjegjesisht fodnin e ambasades se Norvegjise ne Beograd i cili eshte i hapur edhe per projektet nga Mali i Zi.  .

Nazif-Cungu-Nela Jovic-Ulcinj-1

Edhe në këtë takim  u tha që rritja e vetedijës  të masave  për të  ndërprerë dukuritë negative të peshkimit është i një rëndësie të vecantë, sepse në të kundërtën  kërcënohet  ripërtrirja e peshkut dhe  zhdukja e  disa llojeve të rralla. Kryetari Cungu  insiston në  implementimin e pervojave evropiane në këtë fushë. Nga  organet   shteterore ,do të kërkojmë shtimin e numrit të  inspektorëve në terren, ndërkohe që shpreson që me riorganizimin e Ndërmarrjeve publike që  merren me këtë veprimtari , situata ne terren do të përnmirësohet më shumë. Ai njoftoi përfaqësuesen  e Ambasadës së Norvegjisë se Zyra  për bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte edhe metej do të jetë e fokusuar në projekte të këtij lloji.Udhëheqësja e Programit -Nela Joviq do të jetë në terren si dhe do të viyitojë zyrën për projekte.