Nika: A është URA dorë e shtrirë e DPS-it ; Apo dorë e shtrirë e Frontit…?!!

September 2, 2016   | Opinione

Muhamet NikaShkruan Muhamet Nika

Historia përsëritet..?!!

 

Skena politike shqiptare në Mal të Zi, po duket gjithherë ka qenë e ndarë trish.

Kështu ish edhe në fillim të viteve 90 kur  një e treta e tyre- votonin partitë nacionale- si sot (partitë shqiptarte) , një e treta votonte partinë në pushtet (DPS) dhe një e treta partitë pro malazeze . Këto të dhëna , për “ kastravecllekun shqiptartë”- që unë e kuptoj, përse ngjet kështu,gjatë një debati televiziv e vërtetoi edhe Momir Bullatoviq, kur ceku se  të dhënat e tilla  janë të depozituara edhe në Stejd Departamentin Amerikan.

Nga kjo shemë ,  pati nga pak  lëvizje në Ulqin- kur plasi sherri katund –qytet, që desh zoti me këto zgjedhje edhe përfundimisht do shuhet?! Mendojmë në kohën  kur lokalizmi triumfoi mbi ndarjet e përmendura , dhe kur ajo pjesë që votonte partitë opozitarte malazeze- Liberalët , Reformistat e tj, iu bashkangjtën Forcës- has ulqinake?!

Por me rënien e lokalizmit në Ulqin, ky trup shumë shpejt , u shkëput nga Forca – duke u stacionuar të fundit herë në Ura dhe të identifikuar me Abazoviqin.  I cili shohim se kësaj here me tjerët, po i kthehet origjinës së dikurshme- të antipodeve të do dokumentave e vulave si më poshtë?! Çka e dëshmon koalicioni i arritur  në të cilin llogarit Fronti Demokratik, por mbase edhe DPS-i ?!!

Koha do të dëshmojë se , la – apo nuk la,  trashëgimtarë Vukashin Marashi , i policisë së fshehtë, për të cilin ankohej në mënyrën e tij edhe ish presidenti Momir Bullatoviq.

Por për të mos e zgjatur shumë me këtë mesele të ndarjeve , po sjellim këtu një pjesë të asaj çfarë shkroi në librin e tij Bullatoviq – Rregullat e Heshtjes- ku dalin në shesh  shumë gjëra të djeshme dhe të sotshme. Ai për një politikan shqiptar të kohës shprehej kështu:

“…Nuk i kam lejuar që të kërkojë më shumë se duhet. Me Gjukanoviqin nuk do të jetë kështu. Ai , do të varet, nga përkrahja e tij dhe do të jetë i detyruar për lëshime gjithnjë e më të mëdha. Nga ana e tjetër, do të humbet besimi te populli shumicë dhe do të përkeqësohen marrëdhëniet ndërnacionale. Diagnoza e çështjes ka qenë e qartë në çdo anë por s’ka pasur mundësi zgjedhjeje tjetër.

 Zgjedhjet presidenciale , për herë të parë, bënë, që votuesit, myslimanë e shqiptarë, prej të parit e deri te i fundit të përkrahin një opsion politik. Më herët, ngjante që një e treta e  tyre, të votonte, partitë nacionale , pjesa tjetër, partinë Liberale dhe  një e  treta DPS-në në pushtet. Kështu që në fakt „i shkatërronin“ votat e tyre sepse nuk ndikonin ndjeshëm që peshorja të marrë anën e ndonjërit nga krahët. Nëse kjo sjellje mund të komentohej me frikën e luftës, për rreth, gjatë viteve 1990 – 1992, kjo nuk ka mundur të vlej edhe për zgjedhjet e vitit 1996,kur përsëritej situata e ngjashme,  nëse të gjithë hyjnë në njërën anë, barka ,do të luhatet tmerrësisht. E për të ndodhë e gjithë kjo është përkujdesur policia e fshehtë e Marashit…“

Libri-Momir-Bullatovic

Mos vallë – ku do të na çojnë këto të Urës…, dhe tash po e kuptoj gjyshin , kur thoshte – Çobani i keq, ta bjen ujkun në vathë..?!

Kurse – mos harroni ,  gjyshi  ishte  pinjoll i babagjyshit tjetër …, që i shkroi letër –bashkë me 26 katunet e Anës së Malit dhe 6 të Krajës,qeverisë së Vlorës-  për të  bashkuar me Shqipëri  e jo për të mbetur nën Mal të Zi. Nga ky i fundit – ruaj  vulën  që  e sjell më poshtë…?!!

Shih fillimisht  dokumentin  e shkruar nga hoxhët e fshatrave me kryepleqt e katuneve  të cilin  e sjell

Profesor Eqerem Zenelaj në një libër të tij  shumë interesant që përket me viset shqiptare në Anë të Malit dhe Krajë.  të vitit 1914.

 Fjalën e kemi për Memorandumin e vitit 1914 shkruar Qeverisë së Vlorës, për bashkim kombëtar… që ceka më lartë..?!!

Memorandum-Ana-Malit

 Ja dhe faksimili i Memorandumit të Krajës dhe Anës së Malit që sjell  Eqrem Zenelaj- Marrë nga A.R. FB

 

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„