Ulqini organizon ceremoni për shenjtërimin e Nënë Terezës

September 3, 2016   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

Busti-Nana Tereza- përballë Shtëpisë së Shëndetit UlqinShoqata “ Don Gjon Buzuku”, Shoqata “ Don Simon Filipaj” dhe Flamuri i Arbërit 1703  me mbështetjen e Kuvendit të Komunës së Ulqinit organizon pasditen e së dielës një ceremoni për nder të shenjtërimit të Nënë Terezës.
Gjeke Gjonaj

Nesër në Ulqin,  tek truporja e nobelistes shqiptare  përballë Shtëpisë së Shëndetit me fillim në ora 10:30  do të   organizohet përmes një video-projektori përcjellja e  ceremonisë së shenjtërimit të Nënë Terezës në Vatikan nga Papa Françesku, që  vlerësohet si një ngjarje e veçantë jo vetëm  për shqiptarët por për të gjithë  botën. Organizatorë të këtij manifestimi janë Shoqata “ Don Gjon Buzuku”, Shoqata “ Don Simon Filipaj” dhe Flamuri i Arbërit 1703  me mbështetjen e Kuvendit të Komunës së Ulqinit.

  • Papa Francesku më 18 dhjetor 2015 kishte hapur portën për shenjtërimin e Nënë Terezës, e cila është shpallur «e lume» në vitin 2003 nga Papa i atëhershëm Gjon Pali i dytë. Ndihma që murgesha shqiptare u kishte dhënë më të varfërve në Kalkuta të Indisë, e ka bërë atë të njohur në gjithë botën. (Gj.Gj. )