Politikani shqiptar Mehmet Zenka nga Ulqini nderohet me titullin “Misionar Paqeje “

September 4, 2016   | Bota, Lajmet / Vijesti

Zenka nderohet me titullin -Misionar PaqejeDje misioni diplomatik për paqe dhe prosperitet i dha politikanit nga Ulqini, Mehmet Zenka titullin misionar paqeje. Sipas Guvernatorit të këtij misioni, Shefki Hysa, kjo mirë njohje jepet për arritjet jetësore dhe punën në përmirësimin e raporteve ndëretnike .

Brenda mureve të Kalasë tonë, në ambientin e mrekullueshëm të “Palatit Venezia” u mbajt ceremonia e cila u organizua me rastin e dorëzimit të titullit “Misionar Paqeje” Kryetarit të Unionit Demokratik të Shqiptarëve në Mal të Zi, zotri Mehmed Zenka, titull ky që ia akordoi Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP).
Dorëzimin e titullit vlerësues e bënë Guvernatori i DMPP-së, Dr. Shefki Hysa, dhe Dr. Otto F. von Feigenblatt, Kont i Kobryn dhe Baron i Feigenlatt-Miller.
Ky titull i dakordohet zotri Zenkës për kontributet në fushën e politikës, dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Mal të Zi.
Edhe pse nuk isha i ftuar, mu dha rasti, pasi që rastësisht ndodha mu aty, ku unë jetoj dhe veproj, të isha prezent në këtë ceremoni që për mua ishte një kënaqësi e veçantë. Jam i mendimit, që ky vlerësim “Misionar i Paqeje” u dha njeriut i cili padyshim ka merita të mëdha në fushën e marëdhënive multietnike dhe multikonfesinale në Mal të Zi

Ismet Karamanaga Facebook

Zenka nderohet me titullin -Misionar Paqeje-1 Zenka nderohet me titullin -Misionar Paqeje-2 Zenka nderohet me titullin -Misionar Paqeje-3