Konkursi plotësues (afati i dytë) për kandidatët të cilët duan të aplikojnë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”

September 6, 2016   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

Universiteti i PrishtinësUniversiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka shpallur konkursin plotësues (II) për pranimin e kandidatëve në vitin e parë të  studimeve themelore bachelor, në vitin akademik 2016/2017.

Për të gjithë të interesuarit, paraqitja e dokumentacionit zgjat nga data 05.09. deri më datën 15.09.2016
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim është:

– Certifikata e lindjes (origjinale)

– Dëftesat e  shkollës së mesme (origjinale, ose të noterizuara)

– Diploma e kryerjes së shkollës së mesme (origjinale, ose të noterizuar)

– Kopja e letërnjoftimit

– Fletëparaqitja  ( e cila shkarkohet gjatë aplikimit online nga faqja:  http://apliko.uni-pr.edu )

– Pagesa prej 2.5 Euro (forma e pagesës shkarkohet nga ueb-faqja e Universitetit të Prishtinës, ndërsa pagesa bëhet në bankë)

 

– Vendimin mbi njohjen e shkollimit jashtë vendit

 

Kandidatët do t’i nënshtrohen edhe provimit pranues, i cili do të mbahet më 16, 17 dhe 20 shtator 2016, pranë fakultetit përkatës sipas orareve të caktuar.

Për informacione më të hollësishme rreth afatit të aplikimit, provimit pranues, procedurave të tjera dhe kuotave për kandidatët nga Mali i Zi, mund të mësoni duke klikuar këtu:

http://www.uni-pr.edu/getattachment/Ballina/2-17,-26-8-2016,-KONKURS-PLOTESUES-BACHELOR–AFATI-I-DYTE-(ll-te).pdf.aspx

KËSHILLI KOMBËTAR I SHQIPTARËVE NË MAL TË ZI – ALBANIAN NATIONAL COUNCIL IN MONTENEGRO
Mali i Zi
– Crna Gora – Montenegro, 85360 Ulqin-Ulcinj, bul. Gjergj Kastrioti Skënderbeu p.n., Tel/Fax +382 30 411 302,
mob. +382 67 747 707,  +382 69 333 663
Web: www.knsh.me ,  E-mail: knsh
@t-com.me