Nika: Sot më hipi në kokë të bëhem shpijun…?! Dhe më duhet të bëhem – duke pritur kiametin ….?!!

September 6, 2016   | Opinione

Muhamet NikaShkruan Muhamet Nika

A e dini se kuvendi votoi një vendim për ulje të rrogave të te punësuarve dhe të rrisë rrogat e kryetarëve dhe nënkryetarëve. Për shembull , sipas këtij vendimi, i bie , që kuvendi të ndajë rroga  për 5 nënkryetarë- nga 1700 e , kurse një nënkryetar  , merr rrogat e 5 pastruesve ?!! E me statut –kuvendi , mund të ketë 2 nënkryetarë  e jo as 4 e as 5 …?!!!

– Hajde dhe shih se çfarë stabilizimi  ekonomik  të financave  bëri  DPS-i, Osmanoviqi me Cungun, siç shprehen për opinion?!!

 Ka shumë që mendojnë , se   kiameti- kataklizmi nuk do ndodhë dhe se ai mund të ngjajë  vetëm si kuptim figurativ i të keqes nga  pushteti. Mirëpo nga ana tjetër,  shohim se  , kjo çështje ishte provokuese  gjatë gjithë  historisë së pushteteve dhe feve. Andaj  transmetohet se   për  këtë gjë edhe  e  pyetën  njëherë profetin , se kurë do bëhet kiameti?!

Kurse  ai tha: Priteni atë, kur punëve  të rëndësishme dhe me përgjegjësi- të pushtetit , Tu  dalin zot, injorantët , të pa diturit dhe të pamoralshmit- rrencat ?!!

Po  ku do jenë  atëherë të dijshmit dhe të ndershmit?!  Mbase atyre , që do e arrijnë këtë kohë do t’iu ketë mbyllë gojën shejtani lanet- hahahaha….?!

Kur profeti  i thoshte  këto profeci – duket , se fjalën  sikur e kish  edhe  për  pushtetin e Ulqin të  sodit.

Mirëpo edhe kjo do ishte gjysë  qameti, sikur  këto me diploma të rangut të ulët,  të paguheshin –  vetëm në bazë të diplomës, e jo  tu jep  Cungu- me Loron( me një vendim kuvendi të manipuluar apo  të kushtëzuar),  edhe nja 1000 euro më shumë , në krahasim me atë  që kreu fakultet  dhe me  20vjetë përvojë pune në administratë dhe provim shtetëror të dhënë..?!!

Ose  i bie të jetë qamet  e shkuar qameti ,  kur një me shkollë të mesme (si nënkryetar…, pa asnjë ditë pune në komunë) –merr edhe  nja 1000 euro , më shumë se ai me fakultet. Andaj –mos u mundoni të më bindni  më-  Unë i tëri dhe i bëri- do bëhem spiunë- shpijun e do shkoj drejtë e në prokurori….?!   Në kuptimin do t’i ankohem prokurorisë dhe  jo më ministrisë (inspektorave) .  Mbase nuk  dua të çoj dorë  nga spiunimi edhe për arsye që na vjen, se : Kush flet të vërtetën  i lahen  gjynahet ….?!!

Te ky vendim erdha dhe fillova të mendoj  edhe , kur pash se kush nga pushteti e priti dhe e takoi  “ në emër të popullit”  E TË ZGJEDHURIT- edhe vetë kryeministrin i cili qëndroi në Ulqin dhe nuk u vinte turp që ishin emëruar –zgjedhur në mënyrë të pa ligjshme dhe kërkojnë të  bëjnë rrush e kumbulla paratë e kasës në kryerjen e punëve me përgjegjësi –  pa përgjegjësi,  para popullit.

THJESHTË  PËR FUND DUA TË PYES EDHE DIÇ- MBI CILËN BAZË U BË LLOGARITJA E KOFICIENTIT PËR SEKRETARËT…?!!

A  KANË  PËRGJEGJËSI ATA QË ULËN RROGËN- MË HERËT….,  NË MËNYRË TË PA LIGJSHME  PËR 10 % – PSE TË MOS I PADIS  EDHE KËTA- KUR U NGREHEN SI AI SENI…, PËR TA ULUR NË PROPOZIM TË CUNGUT RROGAT- PA LIGJ?!

DHE TASH- KËTA QË I ULËN RROGAT(TË KOMISIONIT TË ULJES) , SI KANË FYTYRË TË PRANOJNË  TË MARRIN VETË  NDRYSHIMIN PËR RROGËN E ZBRITUR NË MËNYRË TË PA LIGJSHME

– PO A DO TË PRANOJË TA MARRË  EDHE  VETË CUNGU( QË E ULI DHE PREP  E ÇOJ…)?!! KUSH E PAGUAN  DËMIN QË I ËSHTË KRIJUAR KOMUNËS PËR KAMATEN DITORE  DUKE EVITUAR  ZBATIMIN E VENDIMIT TË GJYQIT- PRANDAJ UNË DO BËHEM SPIJUNË NË KËTË PUNË…?!!

 

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„