Abazoviq: Politikanët duhet ti ndryshojnë vlerat e sistemit
September 7, 2016 | Shoqëria / Društvo
“Në Mal të Zi duhet ndryshuar politika aktuale, të futen standarde të reja në jetën e përditshme dhe të krijohet hapësirë për të mirët dhe për ata që mund të bëjnë diçka në ndryshimin e sistemit të vlerave”, konsideron nënkryetari i lëvizjes qytetare URA, Dritan Abazoviq.
Ai ka vlerësuar se pushteti i prish njerëzit dhe për këtë arsye është mirë që sistemi demokratik të funksionojë në atë mënyrë që të ndryshohet kohë pas kohe. Ai ka shtuar se të gjithë ata të cilët sinqerisht përpiqen për shoqëri më të mirë nuk duhet të përbuzën për shkak të faktit se përpiqen që këtë të arrijnë përmes politikës dhe anasjelltas, ka theksuar Abazoviq.
RTCG





