Gjukanoviq në Ulqin: Demarkacioni problem i brendshëm i Kosovës

September 7, 2016   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

Cungu-Gjukanoviq-UlqinNga: Saimir Lleshi

Kryeministri malazez, Milo Gjukanoviç, deklaroi nga Ulqini se Mali i Zi nuk ka një çështje të hapur me Kosovën dhe se demarkacioni është problem vetëm i fqinjit të tij.

Gjatë një vizite pune në Ulqin, komunë jugore bregdetare, Gjukanoviç deklaroi se Mali i Zi nuk ka asnjë pretendim për territor të huaj me përjashtim të territorit të saj.

Gjukanoviç: Kjo është ajo që ne kemi biseduar disa herë me Presidentin, qeverinë dhe kryeministrin e Kosovës, dhe ka në të vërtetë dallim mes nesh. Natyrisht, është problem i brendshëm politik në Kosovë dhe mendoj se ky problem duhet zgjidhur atje. Ne nuk kemi pretendime ndaj territorit të këtij të fundit.

Ai tha se Mali i Zi është i gatshëm të presë për çështjen, derisa sa të arrihet dialogu i brendshëm politik në Kosovë.

Gjukanoviç: Megjithatë, në qoftë se ka një nevojë për t’u dëgjuar dhe arbitrazhi nuk ka asnjë problem për këtë. Për të shkuar në arbitrazh duhet të përcaktohet lënda e kontekstit, por nuk ka një “zonë të diskutueshme.

Gjukanoviç thotë se të gjitha mekanizmat për gjetjen e një zgjidhje janë të pranueshme për qeverinë malazeze, duke shtuar se nuk ka probleme me fqinjët.

/Ora News/