Nika: Tema dhe Anatema e ditës në Ulqin …?!!

September 7, 2016   | Opinione

Shkruan  Muhamet Nika

Kur përdorim  një  titull të këtillë-  për një ngjarje ditore  zakonisht kuptojmë  që “tema “ është ajo për të cilën njerëzit  duan dhe u duhet të flasin. Kuptohet edhe  në kuptimin e këngës së dikurshme, të Enverit : “ Rrnoft partia (u) desht  me thanë…”..?!

Për  dje- ta zëmë,  temë e ditës ishte ardhja e Millos në Ulqin…?! Dhe për këtë jemi  gjithë dakord…, edhe pse na tha se “ka cofë” – rruga Krythë –Ulqin, sepse ka ra tenderi….?! Ndërsa  anatema e ditës , për çka  portaleve (gazetarëve) u takon të flasin, por druhen…dhe nuk flasin do të  flasim më poshtë , pasi të kem folur   mjaftueshëm  fillimisht për temën.

TEMA

Kur  e bëra këtë fotografi – duke pritur M. Gjukanoviqin, pak para arritjes, u ula në zyrë  dhe me njëherë vendosa të hedh në letër të  gjitha mendimet që do të më vinin në kokë  për temën dhe anatemën e ditës  dhe ashtu bëra.

Gjëja e parë që u mundova të gjejë , ishte ky titull i shkrimit  që e shihni dhe më pas mendimet më rrodhën lumë –  me vegime.

Fotografia më poshtë  shënon atmosferën e pritjes së kryeministrit para komune- në prag të ardhjes.

Pritja e Gjukanoviqit ne Komun-Ulqin

 

Dhe tashti , duke vazhduar  më gjatë me  vegime të mija ,dua ta nisi “  te kolegët  e Cungut..”15 personat (udhëheqja ..)që zgjodh  ai si kryetari i komunës,  ku    vetëm 2 prej tyre  i plotësojnë kushtet , kurse i treti prtitet t’i plotësojë edhe nja dy vite?!!

E kjo nxjerr konstatimin që : THJESHTË   NË  ULQIN ,KEMI   TË INSTALUAR  E TË MALLKUAR ,  NJË  PUSHTET  TË  PALIGJSHËM …?!!

Mbase  është shumë interesantë të thuhet  , që ata të cilët i plotësonin  kushtet –ta prisnin,  as nuk  i pamë duke pritur Millon…?!” Mbase edhe këta , kanë filluar të ndihen , në mesin e “kolegëve .” , si  puna e  “ atyre   2 deleve të    zeza  me të bardhat…”?! Për të cilat – barinjtë thonë se nuk ndihen mirë- Po  Cungu, si thua ndihet…?!!

Mirëpo pasi pushteti na qenkësh  me shifra edhe   ne ,   nuk po iu përmendim emrin, por  po cekim se në takim , munguan  ata që bartin shifrat 08-ta dhe  15-ta…?!!

E  tashti  a u afrua kiameti…. ?!

Ne  Themi se po, e qe pse: Thuhet  që  pushteti tokësor  është imitim formal i pushtetit hyjnor . Pra ashtu si Zoti, kur  krijoi  gjithësinë  dhe  i ra të ishte i pari- si emër- ai  u shkrua me   A (alfa) dhe i dyti me B (beta)- engjëjt.., kurse profetët  i bie të jenë gama ….?!

Kurse   sipas parimit latin- një emër – një numër,   të pushtetit hyjnor – ky  tokësori për  romakët , shohim  se dha  një fjalë (emër) ,  një numër. Nga kjo, kemi situatën,  që    emri (A) i pari – kryetari, në pushtet  tokësor të bëhet me shifër  01. Zeroja  nënkupton (hiçin- popullin), kurse njëshi –kryetarin që zgjidhet i pari – pra kryetarin e kuvendit…, në Ulqin- Loron…?!!

–  Andaj  te ne,  kryetari i kuvendit, Loroja –   po thonë latinët…,  me shifër  i takon  të jetë i pari( po edhe me numër-të votave…) , mirëpo e shohim që në shifër të komunës , të jetë bërë  i dyti-02 ?!

Kështu   ishte edhe në kohën time –mund të thotë dikush- po,  por kryetari i komunës atëherë  zgjidhej direkt nga populli (o) e jo si sot nga kuvendi, andaj edhe i takonte loros  të ishte 01 ?!! Dhe  tashti i dyti- kryetari i komunës ,shohim se  ia zuri shifrën ( 01)  pasi shprehur në dialekt,  i  ka “ kacy  ciprit. ..”, mirë e mirë….e me të butë…., këtij të kuvendit duke e bërë 02”?!! Mbase edhe me marrëveshje…?!! ANI….?!!!

Dhe kështu,   kur  kryetari i komunës,  pati “sukses ..”të bëhej “ 01- ai,  pa e pyetur më , o1-shin e vërtetë,  i zgjodhi në emër të kuvendit edhe nja 15 veta tjerë,  që sot fshihen  pas shifrave  e jo pas arsimimit dhe ligjeve…, kuptohet  sipas qejfit të “01”  …?!   Por  duke i paguar mirë  me rrogë –bile edhe në mënyrë antikushtetuese..?!!

 Po cila ishte ANATEMA e ditës së djeshme?!!

 –  nga profeti: Koha është shpatë, nëse ti nuk e pret , të pret ajo ty…?!

Nuk e di përse – porse  zemra  më  ndihet  keq- qysh se  pashë fotografinë e temës së PUSHT(SHTETI)T…?! dhe kur më ra në dorë kjo mirënjohje , për të cilën autori   më tha , ta bëjë publike sepse nuk është vetëm e tija  personale….?!

Mirnjohje-Gjylaver Avdiut nga Ulqini

Nga kjo mund të  shihet se fjala është për  mirënjohjen e dhënë nga  Organizata e Veteranëve të  Luftës të Ushtrisë  Çlirimtare  të Kosovës-  Gjylaver Avdiut nga Ulqini.

Ai shprehet  se i falënderohet organizatës që e ka parë të udhës të më dekorojë , por më tepër hezitoi të flasë…?!

Me gjithë atë , nuk e kuptova- Njerëzit sot, po duket  edhe në Ulqin, për arsye të ndryshme edhe me porosi  mund  të  ngjajë t’i blejnë këto tituj…?!! Në kuptimin edhe kur nuk u shkojnë, si puna e atij emisioni televiziv  shqiptar– çifte të lumtura; ku defilojnë ata që kanë pasur në jetë shumë aventura dashurie e martesa të dështuara ..?!! Por kështu iu ka qejfi  dhe kështu le të jetë…?!!

Me gjithë atë , nga ajo që ne u kujtuam të veçojmë për  këtë rast  për Gjylin , shkurt do të ishte  kjo:

Gjylaver Avdiu , është nga Ulqini , ai është i përndjekur politik… , ka shkruar , jo rastësisht , një libër të parë  me titull “ Pishtarët e lirisë” dhe disa krijime tjera poetiko- letrare, nga të cilët dua të veçoj , librin publicistikë “ Pararoja  e lirisë”, në të cilën flet  edhe  për kontributin  e mërgatës shqiptaro amerikane  nga Ulqini dhe më gjerë, si dhe për kontributin e kësaj mërgate në  çështjen e rezistencës kosovare.

Shtojmë se dimë që  Gjylaveri, ishte  sekretar i Fondit – Vend lindja  Thërret- për  lagjen Broklin- Quinz . Në kohën  e  rezistencës  në Kosovë dhe shohim se nga mërgata ,  u mblodhën diku rreth 300 mijë dollarë…

Kalimthi përmendim se këtyre ditëve botoi edhe romanin Falja , i cili i referohet temës së luftës në Kosovë- përdhunimeve  të femrave shqiptare nga paramilitarët serbë.

Muhamet NikaSudski tumač- Përkthyes gjyqësor “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin

Adresa: zgrada SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin

Telefon-i: 068 264 122

Email-i : muhamet-nika@hotmail.com

Albanski jezik- prof. Albanskog jezika

Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipe

 

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„