Disa nga famulltarët që predikuan fjalën e Zotit në Famullinë e Trieshit

September 8, 2016   | Rajoni / Region

Gjeke-Gjonaj-UlqinGjekë Gjonaj
Trieshjanët  janë të besimit katolik. Ata kanë famullinë e tyre   françeskane e cila  gjendet 870 metra mbi nivelin e detit në një sipërfaqe prej  110 metrash katrorë. Kjo famulli , sipas  Relacioneve të  vitit 1864, formohet nga fshatarët e ndryshëm dhe ka vetëm një kishë e 4 varreza. Përfshin 185 familje  me 1080 frymë (banorë). Famullia e Trieshit rrjedh nga ajo e Grudës. Që në lashtësi misionari i Grudës vizitonte katolikët e Trieshit dhe pastaj kthehej sërish në qendrën e Misionit. Edhe Trieshi kaloi nën Dioqezën e Antivarit pas vitit 1878.Famullinë françeskane të Trieshit e ngritën  këta priftërinj:
Patër  Joannes Pellegrino nga Bolonja, 1763
Patër Giuseppe Umbo, 1766
Padër Leonardo Di Bavaria, 1775
Padër Michelangelo di Nola,  1776
Patër Gedeo di Trenta, 1778
Patër Girolamo di Mandello, 1781
Patër Giuseppe Urbaggnia, 1785
Patër Benigno di Appignano, 1785
Patër  Prisco di Selsa, 1787
Patër Lodovico Comini, ( ? )
Patër  Mariano  di Onano , prefekt dy herë  1792
Patër Kasimiro NN , 1792,
Patër Severino da  Ponteza, perfekt , 1794
Patër Bernardo di Torino,   1776
Patër Severino Thais ,  1775
Patër Padër  Emiliano  Zagorano,  1780
Patër Vicenzo  M.Di Roma  1791 – mësoi gjuhën shqipe në Romë
Patër  Severino da  Bavaria,  1775
Patër Pier Crisologo da Bologna,  1783
Patër  Andrea Francesco Anocluto , 1789
Patër Francesco di Casola ,  1782
Patër Vincenco di Filaziano , 1795
Patër  P. Pietro ( ?) Frano , 1803
Patër Raimondo da Roma , 1805
Patër Angelo ?  , 1805
Patër  Antonio Jemino , 1806
Patër Mariano di Colomaro ,  1807
Patër  Pietropaolo di Campitelli, prefekt, 1808
Patër Matia di Varesci , 1813
Patër Matia Vaznes , 1813
Patër Girolamo di Lesi, 1819
Patër Pietro di Ancona , 1809
Patër Teodosio di Parma , 1850
Patër Secondiano ab Ancona , 1860
Patër D Mhilli Glosonovic , 1895
Patër Josef Lochman , 1898
Patër Giulio Pindo da Napoli , 1901
Patër Leonardo Gojani , 1904-1931
Përveç këtyre famullitarëve në Triesh kanë shërbyer edhe:
Dom Ivo,
Dom Marku,
Dom Zefi Demiroviq,
Patër Gjergji  Markstepaj,
Dom Simon Filipaj,
Patër Zefi Jankaj, i cili personifikohet meshtari i parë që celebroi meshën e shenjtë në gjuhën shqipe në mbarë botën e krishterë shqiptare;
Patër Frani Dushaj dhe
Patër Mirashi Marinaj.
Besimtarët  trieshjanë ritet fetare i kryejnë në Kishën  “ Zoja Rruxare” e cila ndodhet në qendër të fshatit Stjepoh.
Regjistrat e famullisë së Trieshit datojnë në vitin 1763 kur edhe mendohet  fillimi i kësaj famulli.