Nika: A e dogji më herët aleansa e të rinjve shqiptarë deputetin e tretë ..?!!!

September 9, 2016   | Opinione

Muhamet NikaShkruan Muhamet Nika

Për çudi , para pak kohësh  diku  rreth orës dy të natës, më arriti një mesazh celulari , në gjuhën serbe ,  ku thuhej: “ Aleanca e të rinjve shqiptarë, dogji 531 votë, kurse për tu fituar 3 deputetë për partitë nacionale shqiptare, munguan rreth 300 vota,sepse votat e Aleancës…,  kaluan në koshin tjetër, e për të shkuar për partitë shqiptare  është dashur të kalonin cenzusin , prej “ 07%”, dhe pastaj deputeti i 3 do t’i kish takuar UDSH-së, e jo Frontit Demokratik  nga lista – nr.  të 20-të,…  prof dr. Jelisava Kaleziq?!!

Nga  mesazhi shihet  qartë , që dikush mundohej të më bindë që fajin e kanë të rinjtë shqiptarë – që i dogjën 500 votat e veta , bashkë  me  3000 votat e Udsh-së …, nga ku doli se 3500 vetë (shqiptarë) , paskan votuar  një  çetnik diku të Kolashinit…?!

Kurse  përgjigja jonë në këtë “ faj “ është e thjeshtë- votat e shqiptarëve , sipas ligjit zgjedhor , janë të pa mbrojtura…?!

Andaj edhe pyesim , a mund të ndodhë  që jo 3500 vota  serbo malazeze, por 3 vota serbo-malazeze  tu shkojnë  deputetëve  shqiptarë- gjatë ndarjes  nëpër 2 koshat ?!  Përgjigja , dihet se është jo…?!!!Sepse vota e tyre është e mbrojtur dhe nuk kalon në koshin e shqiptarëve….?!!

Po kush nuk më garanton se kjo nuk do të përsëritet , edhe në këto zgjedhje, kur ligji  zgjedhor është i njëjtë dhe për së ri shkohet në shumë lista…?!! ASKUSH….?!!!

Gabimi po përsëritet…?!!

Mbaj mend  , se bartësi i listës nga Udsh, në atë kohë  Mehmet Zenka-  fitues i çmimit  të paqes …, u tha të rinjve TË ALEANCËS  , NË  ATË KOHË – NË  NJË  DEBAT TELEVIZIV – që “ i keni  buzët me tambël..”. Në kuptimi , që ende jeni të rinj , e s’bëni për  POLITIKË…?!

Vërtetë – buzët mund t’i kenë me tambël- por ama muskujt  i kanë…?!!!

Tifozat-kuq-e-zi-nga-Ulqini

Pra ky , në vend se  të kish bërë marrëveshje me të rinjtë , i injoroi dhe ngjau ajo që ngjau. Si duket , që këto  fjalë nuk ishin të tijat , por ishte i stresuar nga vetë Bardhi, i cili ngjashëm , kur Zenka , ishte i ri- dhe kërkonte avancim  në parti- ky i thoshte , që je i ri dhe “ i keni  buzët me tambël..”?!!! E dhe pse, ç’ është  e vërteta –  nuk ia vari fort  Mehmetit..?!!

Mbase të rinjtë , siç po duket “ i dhanë një mësim  “ më shumë se të mirë-Zenkës, dhe tashti, në këto zgjedhje, ai  pasi u dogj tamblit   “ i fryu edhe   kosit..” , Forcës -duke u bashkuar  me ata – nga kishin  dalë…?!!

 A PO  GABON  NIKA  DUKE DALË NË ZGJEDHJE …?!

Mendimi  ynë është se faji në këtë situatë është i ndërsjellë…, pra po gabojnë ata që nuk  bisedojnë me Nikën…?!! Ashtu  si u gabua me të rinjtë tjerë MË HERËT . Vërtetë – buzët mund t’i kenë me tambël- por ama edhe muskuj kanë.

Pra , nëse vota  shqiptare  ENDE  vazhdon dhe  është e pa mbrojtur– Unë për tu mbrojtur , do dal në votim , por do ta anuloj dhe si e tillë, nuk do tu hyjë në punë – as EDPS-it,  as shqiptarëve  dhe  aq më pak  çetnikëve…?!!!

Më duket se ata që garojnë në lista , në këto zgjedhje  – nga shqiptarët  dhe ata të cilët lidhin koalicion për punë mjetesh…, po u ngjet  për momentin – ajo që populli di të thotë: “ Ma keq  i mësumi  se i dishrumi..?! Ha, ha, Ha….?!!

 

Muhamet NikaSudski tumač- Përkthyes gjyqësor “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin

Adresa: zgrada SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin

Telefon-i: 068 264 122

Email-i : muhamet-nika@hotmail.com

Albanski jezik- prof. Albanskog jezika

Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipe

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„