Partitë shqiptare dhe zgjedhjet parlamentare në Malin e Zi – Video

September 10, 2016   | Ngjarjet - Events

Gezim-Hajdinaga-UlqinNë zgjedhjet parlamentare të 16 tetorit në Mal të Zi, partitë politike shqiptare janë rigrupuar rreth dy listave zgjedhore. Ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që partitë e vogla, të cilat kanë mbetur jashtë këtyre grupimeve të dalin me lista të veçanta zgjedhore.

Partitë politike shqiptare, varësisht nga organizimi i tyre, garojnë për 2 deri në 3 vende në Parlamentin e Malit të Zi.Edhe zgjedhjet parlamentare të tetorit, përkundër kritikave të vazhdueshme të partive politike shqiptare, do të mbahen me kodin e vjetër zgjedhor. Ky kod është në disavantazh pasi vlerësohet se komunitetit shqiptar i takojnë më shumë vende në parlament sepse përbëjnë 5% të popullsisë në Mal të Zi.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ali Salaj  përgatiti kronikën.

VAO

YouTube Preview Image