Zeneli: Kush ende iu beson përrallave të Gjukanoviq-it ?

September 10, 2016   | Bota

Gjukanoviq-Cungu-Ulqin(Vizita e kryeminstrit malazez në Ulqin-pjesë e fushatës parazgjedhore, asgjë më tepër !)

Nga Xheladin Zeneli

Me 6 shtator 2016 kryeminsitri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq vizitoi komunën e Ulqinit ku pati takime me kryetarin e kësaj komune dhe me zyrtarët e tjerë të saj. Vizita e kryeministrit të Malit Zi vjen dy vite e gjysmë pas zgjedhjeve lokale në këtë komunë, zgjedhje këto që nxitën reagimin e atëherëshëm të ashpër të kryeministrit Gjukanoviq.
Ju rikujtojmë se pas zgjedhjeve të fundit lokale,të cilat u mbajtën me 26 Janar 2014,partitë shqiptare , pas shumë peripecive,formuan kualicionin e tyre qeveritar, pa Partinë Demokratike të Socialistëve ( DPS-in) e cila atëherë kishte fituar numrin më të madh të këshilltarëve. Kjo e iritoj pa masë M. Gjukanoviq-in i cili në atë rast u shpreh me një fjalor tepër kërcnues .
Ai, atëherë ,në mes tjerash,tha se “PDS, prej tani, do ti trajtojë ndryshe partitë shqiptare,dhe do sillet ndaj tyre sipas meritave” (?!).
Pra, i njëjti Gjukanoviq i cili këcnoj kualicionin qeveritar të partive shqiptare , pat fyer rëndë pushtetin lokal dhe me këtë edhe qytetarët e Ulqinit, sot pritet “me lule ” nga një pjesë e asaj qeverisjeje lokale dhe sikurse harruan sjelljen e tij arrogante ndaj tyre.
Gjithashtu ,me at rast , Gjukanoviq tha edhe këtë :”qeveria e re e përbërë nga Forca, Koalicioni ‘Bashkë për të Ardhmen e Ulqinit’ dhe Mali i Zi Pozitiv, do të jetë jetëshkurtër”. Ky parashikim kërcnues i Gjukanoviqit u jetësu në muajin Mars të këtij viti kur pas një krize të thellë politike ,pas dy viteve, erdhi deri te prishja e kualicionit të subjekteve shqiptare dhe formimi i kualicionit të ri qeverisës, tani me PDS-ën (DPS-in) e Gjukanoviq-it.
Duhet theksuar se përgjegjësia për prishjen e kualicionit në mes partive shqiptare bjen mbi vetë partitë shqiptare, pasi që kjo rrezulltoj si pasojë e mosmarrëveshjeve dhe mospajtimeve të skajshme në mes tyre. Duket që përçarjet e brendshme të faktorit politik shqiptar me zi i priti PDS-ja , e cila shfrytëzoj rastin dhe menjëherë u bë pjesë e pushtetit lokal.
Kryeministri Gjukanoviq i cili njëheri është edhe kryetar i PDS-së ,erdhi në Ulqin për t’i uruar fitorën anëtarëve të partisë tij të cilët që nga Marsi i këtij viti janë pjesë përbërëse e pushtetit lokal dhe vizita e tij nuk mund të karakterizohet ndryshe përveç si një “Veni, vidi, vici” i tij !.

Jo rastësisht, Gjukanoviq erdhi në Ulqin, një muaj para zgjedhjeve parlamentare të cilat do të mbahen me 16 Tetor të këtij viti. Ashtu si edhe para fushatave të tjera parazgjedhore edhe kësaj rradhe kryeministri malazez erdhi me “çantën” e tij të mbushur me premtime të cilat kanë vetëm një qëllim: bindjen e qytetarëve të Ulqinit që të votojnë PDS-ën e tij në zgjedhjet e muajit të ardhshëm.Premtimet i tija boshe nuk janë asgjë tjetër veçse sllogane dhe parrulla të fushatës parazgjedhore të partisë së tij ( DPS-it).

Vetëm ata të cilët janë tepër naiv, mund të besojnë në përrallat dhe broçkullat e Gjukanoviq-it lidhur me zhvillimin ekonomik të Ulqinit. Është Gjukanoviq ai i cili është përgjegjësi kryesor jo vetëm i mos zhvillimit të Ulqinit por njëkohësisht fajtor për shkatërrimin e ekonomisë së këij qyteti, me theks të veçantë të asaj hotelo-turistike. Ndaj Ulqinit u bë një krim ekonomik gjatë çerek shekullit të fundit dhe sa herë që Gjukanoviq viziton Ulqinin, praktikisht do të thotë kthim i autorit në vendin e krimit.

Me keqardhje të plotë mund të konstatoj se viktimë e naivitetit të pa përsëritshëm po bijnë edhe disa politikanë shqiptar bashkë me subjektet e tyre politike, të cilët për 25 vite me rradhë vazhdojnë t’i besojnë premtimeve boshe të Gjukanoviqit dhe partisë së tij.
Të gjithë ata qytetarë të Ulqinit të cilët do t’i japin votën partisë e Millo Gjukanoviq-it në zgjedhjet e ardhshme parlamentare,de facto do të votojnë për status quo-në e Ulqinit dhe kundër zhvillimit ekonomik të tij, kurse ata subjekte politike shqiptare ( në nivel të përgjithëshëm të shqiptarëve në Mal të Zi) të cilat në një mënyrë apo tjetër vazhdojnë t’i japin përkrahje dhe të bashkëpunojnë me PDS-ën , do të vazhdojnë që gjithënjë të mbajnë bashkë-përgjegjësinë dhe bashkë- fajësinë për pozitën e degraduar dhe tepër të pavolitshme të shqiptarëve në Mal të Zi .