Nika: Vërtetë a u varros përfundimisht ullishta – Gjiri i Valdanosit….?!!!

September 13, 2016   | Lajmet / Vijesti

PUP-VALDANOSShkruan Muhamet Nika

Inshalla  e ruan  vetë emir – ZANI (ZOT) I TIJ- VALDANUS…,  që greqisht  (pellazgjisht )  do të thotë  LUGINË  E QETË- “ DOLINA MIRA…”?! Se këta të Forcës , e të Urës,  bashkë me gjithë…., e kishin shitë edhe njëherë për ta  pambrojtur si dikur…, në “emër të popullit …. “ ?!!!

Sipas  kësaj fotografie  të Valdanosit që shpërndau  “Ura” në reagim, përveç  tjerash  thanë   se kryetari Cungu, po e ma  të fshehur  planin hapësinor urbanistik të këtij lokaliteti dhe se për te janë në dijeni vetëm 4-5 vetë afër kryetarit.  Konstatimi dihet se  nuk qëndron  dhe u tha me qëllim “ për të mbrojtur ” Cungun…., nga  këndi i gjuhës së “armikut”?!!

Ky plan edhe mua , që nuk jam i kyçur për momentin, në forumet udhëheqëse  – me pak interesim  për ta parë e jo  më për ta shtënë në dorë …,   e arrita   – fare lehtë. Andaj   po e përsëris- si  konstatim  nuk qëndron. Dhe  po themi, se  tërësisht –  Valdanosi  , që shihni në fokus të fotografisë, është  plotësisht  i mbrojtur nga “ PUP-I” i  ministrit Gvozdenoviq , e për këtë të gjithë( këta të mjedisit….), le të flenë rehat…?!! Asnjë rrënjë ulliri nuk është e kërcënuar…?!!  Dhe plani , merret vesh , se ka siguruar përkrahje  edhe nga jashtë…?!

Milloja ,  gjatë vizitës  në Ulqin- vetëm  se bëri promovimin e kësaj ideje , duke arsyetuar :  se do tu jepet të huajve me qira –për mirëmbajtje.  Atëherë , për mua – si adhurues i natyrës dhe traditës, pak ka rëndësi  ose aspak se kush e shfrytëzon – por  a e kultivon si duhet ?! Dhe kështu  na  del që problemi u zgjidh(varros ) përfundimisht….?!!!

E pse – Abazoviq , si nxënës  , po duket jo fort  i dobët i Cungut  –  që   e kish   model  politik , pasi Cungu- atë, e shpalli   ekspert  i “ eshalonit  të parë”- zëdhënës     i Forcës  në TV Teutë, konstatimin  e  cekur në reagim,  po duket  e bënë  me qëllim?!  Merret  vesh që Cungut dhe atyre që janë e ishin  me te…,   u ishte sugjeruar   “ Pupin”,  ta mbajnë  sa më  të  fshehur  për opinion- kuvend…?! Por kjo nuk ndodhi, ai “rastësisht” u bë  publik. …?!!Për çka   e gjithë kjo, edhe mund t’iu- kushtojë  si  transparencë e tepruar  që zbulon hilen e qeverisë…?!

Se  edhe   diçka tjetër  , në këtë mesele …, nuk ishte në rregull(si  punë pazari  matrapazësh  të qytetit…), e hetoi edhe Mehmet  Zenka , i cili  në kuvend, tha se këta”  të komisionit të vërejtjeve ..”, në plan-   kishin paraparë që edhe në lokalitetin Hije,  të ndërtohej edhe një Ulqin i tretë …?!!Por as ky , nuk  i përmendi  ndërtimet në shpatet e Valdanosit – thua se  nuk  i shihte….?!!

Si është e vërteta e zezë ..?!

“E zeza e gjithë  kësaj   pune  “  është në atë – jashtë asaj që rrokë fotografia?!

Shtetit – me “PUP”, shihet se ka dalë, kësaj radhe   me planifikim ndërtimesh” të kubikazhës “ së madhe-  jashtë  ullishtës-  mbi të…, në shpatet e malit mbi  Ullishtë  –  Ana   veriore dhe  veri perëndimore e malit që ngrihet mbi gji  dhe  është pronë shtetërore…?! Thjeshtë bëhet fjalë edhe për një Ulqin  tjetër …?!!

A E DI  KRYETARI  I ULQINIT   N. CUNGU  KËTË ,  

DHE  NJË  PËRSHËNDETJE  GENCIT …”?!!

Ta  ha mendja që e di. Ai me funksionin që ka si kryetar komune – me ligj, është edhe anëtarë i kolegjiumit të shitjes së pronës shtetërore- i shpateve të Valdanosit.  Ndërsa  me  këtë komision (të tenderi)-  kryeson  vetë  kryeministri Gjukanoviq …?  Kështu  ky-  edhe me pëlqimin e përmendur nga jashtë-  tash është sovran  për shitje  të territorit shtetëror …?!

Dhe tjetër dyshimi , në këtë punë , sa vjen e rritet…, kur dihet  që  edhe deputeti  Genc Niman Begu, votoi   ligjin,  i cili nuk u miratua për fat, por pret të  miratohet …, dhe parasheh të drejtën e  shtetit , që   pronën e qytetarëve- Ulqinakëve , pra edhe Ullishtë, Shtojin,  Anën E malit etj….?!!! , mund ta qes  në  kadastër   të vet – pa ta paguar tokën-  që trashëgon nga të parët….?!!!   O ZOTI  JU MARROFTË  ,  NËSE  VEÇ NUK  E KA BËRË  KËTË…?!!

E  Genc , o Genc…, kujto atë populloren-“ Basi- kujtuesi….”,  mendojmë në  ATO akuzat që më drejtoje dikur  si Kryetar Kuvendi i Ulqinit, duke thënë  se unë aty isha i instaluar dhe  i shitur…., bashkë  me do trima tjerë…?!  Edhe pse nja dy herë (për çështje  fundamentale) e dini se e  qita DPS-in , bashkë me Union, prej sallës  përjashta  dhe do t’i kisha qitur prapë   për Ulqin,  duke mos ma ndier …..?!

Po ju ku i latë   more  edhe “kaçilet ..” ,   “ me nënshkrimet e qytetarëve ….”, pse nuk po e  vëni  edhe njëherë çështjen e kthimit të  Ullisjhtës  në Kuvend?!!  Po nejse …, për vete  e di se deri në të 7 brez – jam në rregull me këto punë. Kurse e juaja mbetet të shihet…?!!

Kurse Cungu ,  atëherë në polemikat me mua ,  në kuvend- shkonte edhe më tej duke më “shpallur  me veprim – malok..” dhe  thoshte haptas në kuvend  : “ Vidite , predsednik  skupštine, ne zna koje  predlagač , a koje  obrađivač plana ”,  Hahaha….?!  Duke  më futur edhe mua në një kosh me ata “ rrypat – më falni , ekspertat e tij” që një nga një  u avulluan dhe duke u rrethuar me do injoranta –sipas peshores së ligjit.  Dhe tashti  , si duket- me këta , ia  arriti  plotësisht qëllimit   të   vetë, duke qenë  edhe predlagač plana, obrađivač  plana , i trgovac- preprodavac- tyxhar  i Valdanosit … ?!!! E në fund dua të klithë,  por jo latinisht – serbisht – që ta(mos e) kuptoni “ O sveta  prostoto…?!!!  JAN HUS…?!! Dhe qe pse:

Prej 20 vetëve sa jeni, në kryesi të komunës –veç 2 të Partisë Demokratike i plotësojnë kushtet me ligj të jenë udhëheqës..?!!

Muhamet NikaSudski tumač- Përkthyes gjyqësor “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin

Adresa: zgrada SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin

Telefon-i: 068 264 122

Email-i : muhamet-nika@hotmail.com

Albanski jezik- prof. Albanskog jezika

Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipe

Pikëpamjet e shprehura në faqen tonë nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„