Nika: Forca “ i hëngri aleatët…” , si Bardhi – dhe shumë shpejt-ngjashëm , do hajë edhe vetën…?!!

September 14, 2016   | Opinione

Muhamet Nika, Sudski tumač- Përkthyes gjyqësor “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin Adresa: zgrada SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin Telefon-i: 068 264 122 Email-i : muhamet-nika@hotmail.com Albanski jezik- prof. Albanskog jezika Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipeShkruan Muhamet Nika

Pasi krijimin  e këtij koalicioni edhe unë si shumica e tjerëve , e kuptoj përveç  tjerash  edhe si një “paradë ushtarake “ të kohës së shkuar…, kundër koalicionit të Gjekës me Gëzim Hajdinagën , mbase do të kish qenë më e arsyeshme  që këtë “ manovër politik..”, ta zbrisnin  edhe në rrafshin lokal, duke shpallur njëkohësisht  edhe zgjedhjet lokale, bashkë me ato parlamentare . Sepse koalicioni i gjerë tashti nuk shpreh dëshirën  e zgjedhësve  të tyre  e  të cilët  i përkrahën  në një adresë tjetër.

Duke mos hyrë në atë , se  kjo zgjedhje nuk ishte më e mira për Forcën, por iu imponua –nga se  askush nga ish- partnerët, nuk desh të krijojë koalicion me te , na duket se asaj – i mbeti   të luaj  me Xhokerin e Fundit –Mehmet Zenkës,  të cilit iu imponua ky koalicion  që është i kuptueshëm ..?!!Por që, në një farë mënyre , shpëton edhe Forcën

PËR GJEKËN DO ISH MË MIRË  TË KËRKOJË  ZGJEDHJE   TË  REJA EDHE PËR  ULQIN

  • NJË RRUGË E DY PUNË..?!!

Zaten ,  ai edhe shprehet  se kam çuar  dorë prej tyre..?!

Tjetër , sipas gjitha parashikimeve- ky koalicion  “ I gjerë vetëm në  fjalë..”, shihet se nuk e ka jetën e gjatë , dhe se është totalisht  i pa aftë dhe i pa  përgatitur për  të udhëhequr  në aspektin kuadrovikë?!

Kështu për shembull- Dy partitë me më së shumti vota ; DPS dhe  Forcë , nuk  ishin në gjendje , që t’i gjejnë  7-8 veta(  kuadro të aftë) –ose të paktën  që të plotësonin anën formale për udhëheqje me ligj. Por,   nuk munden , të siguronin as 6 a 7, as 5a 6, as 4-5 , as 3 a4  e as 2a 1…., o Zot …as  një…- bashkë  me gjithë UDSH-në e Mehmet Zenkës . ..?! Po kujt dreqi – përveç se atij(pra dreqit)…, i duhen gjë këta që as me ligje nuk janë në rregull?!

Kështu, si janë,  janë kah qesin në hall , jo vetëm partinë- por edhe “inspekcijet..”, që besoj se shpejt , tesh po iu shohin sherrin..?!!  Nuk ma ha mendja , që shteti , ka nevojë të shkelë ligjet për hatër të tyre…, mos t’iu mashtrojë shejtani lanet..?! KUJDES…!!!

GJEKA  FORMALISHT- ME KUADRO,  DERI DIKU,  ËSHTË PËR   MARSHALLAH…?!!

Të paktën , në aspektin formal- partia –koalicioni i Gjekës, edhe po  t’i avullohet  tërësisht kryesia dhe ky përsëri – gjen kuadro për të formuar një qeveri të tërë lokale në suaza ligjore. Andaj është e moralshme , të kërkojë zgjedhje të reja.  E  nëse  partitë tjera , nuk  e lejojnë(dëshirojnë  këtë), kjo nënkupton se i druhen mejdanit  për momentin..?!!

Dhe vërtetë , kështu si  shihet puna prej për anash- këto të DPSit- Forcës  dhe Udsh-së, paskan pasur hall të privatizojnë partitë dhe pushtetin- me anëtarë të 5-6 familjeve dhe kaq e pat PUNA – LE TË DALË  BORO BASHOVIQI, SA TË DOJË  PËRJASHTA   KUVENDIT I REVOLTUAR PËR  KËTË PUNË?! SE  KA KUSH  HALLIN E TIJ: “NJI HERË VJEN VERA KA DERA- MORE BORO; POR  MOS  KËRKO –  TË  TA PËRKTHEJ-  SE   SHPREHJA ,  KA KUPTIM  VETËM NË ULQIN…?!!

 

 

Muhamet NikaSudski tumač- Përkthyes gjyqësor “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin

Adresa: zgrada SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin

Telefon-i: 068 264 122

Email-i : muhamet-nika@hotmail.com

Albanski jezik- prof. Albanskog jezika

Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipe

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„