Gjashtë filma shqiptarë në Seanema Film Festival në Ulqin

September 15, 2016   | Ngjarjet - Events

Edicioni i dytë i Festivalit të filmit SeanemaDy filmat do të shfaqen në festival me datë 17, të shtunën, me fillim prej orës 19:30 dhe respektivisht 21:30.

Ka nisur para pak minutash në Ulqin edicioni i radhës i Festivalit Seanema Film Festival.

Festivali sonte hapet me “Suffragette” ndërsa me fillim prej orës 22:00 do të shfaqet filmi “Dobra Zhena” nga Serbia, me regji e aktrim të Mirjana Karanoviq.

Në kuadër të festivalit janë edhe dy filma shqiptarët: “Koncert në vitin 1936” me regji nga Saimir Kumbaro dhe “Kapedani” nga Muharrem Fejza.

Dy filmat do të shfaqen në festival me datë 17, të shtunën, me fillim prej orës 19:30 dhe respektivisht 21:30.

Pos filmave të metrazhit të gjatë, filmat “Gurë Ujë” me regji nga Ervin Kotori, “My Grandmother” nga Jurgen Agushi, “The Capsule” nga Irdit Kaso dhe “Dear Ria” nga Sabir Kanaqi do të shfaqen të njëjtën ditë, në Ditë kushtuar Kinematografisë Shqiptare. / KultPlus.com