Nika: Sonte në Ulqin – Shoqata e Ullishtarëve organizoi takim me Cungun

September 16, 2016   | Opinione

Osman-Rexha-UlqinFillimisht çfarë tha  Osman Rexha , në emisionin portret për Ullishtë?!

Protagonisti  i kohës  1992- 97 si Kryetar i Kuvendit dhe i Komunës së Ulqinit – Osman Rexhaemisionin  PORTRET…, para do ditëve , zbuloi se ai diku në vitin 95-96, si kryetar ..,  pohoi që   kish pasur, në atë kohë , një takim me gjeneral shtabin e ushtrisë jugosllave për problemin ullishtës  të cilën ata e kishin në shfrytëzim – pronësi dhe ceku , se  kish arritur marrëveshje me ushtri, që ish- pronarët të hyjnë në ullishtë – me kusht që një përqindje të vajit , të japin për ushtri, pasi ata veç i kishin marrë paratë nga  ushtria – pas nacionalizimit të Ullishtës.

Për këtë, ceku se kish vënë në dijeni edhe  shefat e klubeve –LD në MZ dhe UDSH( Mehmet Bardhin dhe Nazif Cungun- vërejtja jonë) , por që këta e kishin pritur ftohtë duke e akuzuar se po bashkëpunon me armikun…?! Gjithashtu, ceku se më vonë për këtë punë e kish njoftuar edhe  Mustafë Çapunin, por ai kish rrudhur krahët …, duke thënë se atij nuk i ishte kumtuar ky lajm…?!

Në fund përfundoi, që sikur të kish ekzistuar një pëlqim kuvendi për këtë, pasi dihej që edhe armata jugosllave shumë shpejt do “ ta hante…” , sot problemi i Ullishtës do kish qenë i zgjidhur, pa hyrë  në kompetenca të qeverisë.

Çfarë tha Cungu?!

Për Cungun  , historiku i  kthimit të ullishtës-  edhe sonte, nuk shkonte  më larg se në vitin 2007, kur tha se me ardhjen e Forcës në pushtet, Xhaudet Cakulit, këta kishin nxjerrë konkluzat për mbrojtjen e Ullishtës të cilat janë aktuale edhe sot…?!

Me gjithë atë, nuk i përmendi konkluzat  të cilat, nxori Mehmet Bardhi, që para vitit 96 dhe janë historike duke kërkuar  që ajo tu kthehej ish pronarëve – Si vendime  të kuvendit, kuptohet që  ishin shumë më të ujdisura se këta të Cakulit?! Por ç’ është e vërteta, edhe ky – Bardhi, nuk ia plotësoi kërkesën kryetarit të shoqatës së Ullishtarëve –Mustafë Çapunit, në mbledhje të kuvendit-  për të shfuqizuar vendimin e Kuvendit të Ulqinit , i cili kish votuar dikur vendimin për marrjen e Ullishtës. Bile ai , Çapunit, ia preu shkurt  , me fjalët: “ Jo more , a po don  që unë me shku në burg..” ?!

Nuk po themi, në se Bardhi , pati të drejtë apo nuk pati, por  një gjë dihet e që është: Në se atë herë  “Këta të Ullishtës..”, ishin pakicë në Kuvend  dhe i pengonte Bardhi – Pse nuk mblidhen sot ose nesër që nuk është Bajram dhe të thërrasin kuvendin për të shfuqizuar vendimin e kuvendit të Ulqinit , që Ulqinakët i la pa ullishtë….?!! Edhe pse mund t’i pengonte Loroja- këta edhe pa te e kanë shumicën..?!!

Dhe besoni , që nuk do të kishin pasur nevojë të blejnë votat..?! TË GJITHË DO KISHIM VOTUAR  FORCËN….?!!

Me këtë , do të hapej edhe  rruga ,  për të çuar lëndën në Strazbur. Kjo  doemos  që nuk do të ishte  punë që nuk vyen, duke e ditur se  në Ulqin brenda 100 vjetëve u bënë 3 nacionalizime të pronës me dhunë dhe për këtë , asnjë lëndë nuk është drejtuar Strazburit..?!!

Çfarë bëra vetë si kryetar kuvendi

Di të them se mbi bazën e një bisede telefonike, me Ambasadën e Shqipërisë, në interesim të tyrin , brenda mundësive të mija dhe njohurive, përpilova një historik të shkurtër të marrjes së saj dhe hapat q u ndërmorën deri në vitin 2008 nga Kuvendi i Ulqinit. Kuptohet , duke mos qenë i kufizuar dhe duke u lidhur edhe me problemin e ish- pronave të shtetasve shqiptar në këto anë, për çka merret  vesh  më falënderuan …?!!

Muhamet NikaSudski tumač- Përkthyes gjyqësor “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin

Adresa: zgrada SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin

Telefon-i: 068 264 122

Email-i : muhamet-nika@hotmail.com

Albanski jezik- prof. Albanskog jezika

Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipe

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„

YouTube Preview Image