Nika: Në Ulqin po flitet edhe për anulim të votave…?!!

September 17, 2016   | Opinione

Muhamet Nika,  Sudski tumač- Përkthyes gjyqësor  “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin Adresa:  zgrada  SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin Telefon-i:               068 264 122 Email-i : muhamet-nika@hotmail.com  Albanski jezik-  prof. Albanskog  jezika  Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipe Muhamet  Nika

Thellësisht  të bindur  që kjo politikë e udhëhequr  nga partitë shqiptare  argumentohet e dështuar  në çka jo pa të drejtë , populli edhe  ka filluar të dyshojë?!  Në Ulqin , këtyre ditëve, po bisedohet me të madhe dhe  ka nisur të formohet  edhe një  mendim kritik- ndryshe… , që konsiston në  mundësinë e anulimit të votës në mënyrë  sa më masovike.

Sipas  KËSHILLIT NË FORMIM –  ky do të ishte mendimi dhe veprimi më i arsyeshëm  i penalizmit të skenës politike te shqiptarët  në Mal të Zi. E cila  mjerisht  del shumë e  korruptuar dhe e dezorientuar .

Vërehet se  në këto situata, bisedat  rreth koalicioneve partiake – fillojnë e mbarojnë kryesisht  rreth përqindjes  së  mjeteve që jep qeveria  e  që ndajnë partitë me deputetë  dhe ata  pa deputetë  imagjinarë  e hiç më tepër. Për  ndryshe , dallime   programor  në mes  tyre  nuk dallohen –  pa marrë para sysh  kolonat …?!

FAJIN  PËR KËTË, DIHET SE  E KA LIGJI ZGJEDHOR  DISKRIMINUES , QË  HERËN  TJETËR FALË TIJ 3500 VOTA SHQIPTARE  I SHKUAN  FRONTIT  PRO SERB…?! DUKE BËRË ÇETNIKUN  DEPUTET…?!!

Cekim se ligji i tillë zgjedhor kur  ishte  për miratim para Komisionit  Evropian të Venecias –   shqiptarët  ATIJ,   çuditërisht , nuk  i paraqitën vërejtjet e veta …?!! DHE KËSHTU ,  LIGJI PËR NDËRKOMBËTARËT DEL SE ËSHTË FARE NË RREGULL…?!!

Ideja e formimit të polit të tretë që nënkupton një pritje aktive (me revoltë), të zgjedhjeve duket  tepër e qëlluar  dhe e orientuar kundër klimës së bojkotit , e cila  tërthorazi dihet se i shkon në favor DPS-it…?!

Ndjenja e grumbullit që ofrojnë , në këto situata partitë shqiptare  të vetëshpallura  parti të e mëdha..”- që arritën koalicion “ , e duke lënë tjerët anash,  është koncept sa  i gabuar , aq edhe i tejkaluar  e hileqar që në start .

Në këto momente është  vështirë të besohet  “  se te diçka e madhe , mund të vihet  duke rrahur ujë në havan e me sy  në tavan-??!!!  Si në kohët e shekullit që shkoi, kur dihet që edhe te ne,  ka trokitur në derë  shekulli i informacionit- ku fejzbuku…, solli “ pranvera…”  edhe  atje ku më së pakti pritej, në  shoqëritë  më të mbyllura  të shteteve të gjirit të  Detit Mesdhe?!!