Nika: Urbanizëm “ Tu ngjat jeta – sa i kamjon tu ba kuleta…”?!!

September 18, 2016   | Lajmet / Vijesti, Opinione

 

Terasat e ulqinit-2Shkruan:  Muhamet  Nika

Ç’ është e vërteta vargjet e kësaj kënge  janë të huazuara  nga realiteti  shqiptarë mat anë kufirit, por janë identike me realitetin tonë të (pa )moralshëm Ulqinak….?!

Diku në kohën kur Udsh(Forcë), ishin në opozitë(vitet-2000) dhe në pushtet ishte LD në MZ, i kisha simpatikë  sepse ngrehnin zërin ndaj këndit më të përfolur të Komunës – lokaleve  para gjimnazit, ku ngjashëm si sot , sheh të defilojnë  së bashku ato të cilët kodet morale dhe etike , po dhe ligjet për arsim e ndalojnë  një shoqëri të këtillë.

Apsolutisht , që klientët  nuk  e kanë fajin , por as   ligjet për arsim të atëhershme e të sodit,  te  të gjitha vendeve ballkanike,  që   i ndalojnë veprimtaritë në  lokalet e këtij tipi pranë shkollës . Kuptohet  kur janë më pak  se  100 m. nga  fronti që ndanë shkollën si institucion arsimor  nga ato. Ndërsa , këtu-  nga hyrja , që shihni si më poshtë,  janë më pak se 50 m. Andaj  , i bie që lokali i parë  i cili do mund të siguronte leje prej Nazif Cungut – si kryetar komune,  të jetë PAPILLONI…?!!

Terasat e ulqinit-1
Gjendja aktuale –sipas planit urbanistik( paksa të shkelur…) ?!!!

Të tjerët buzë gjimnazi- varg e vi…,  sa janë, munden nëse ndërrojnë veprimtarinë që kanë…?!! Kështu mendoj vetë…, por pa dyshim edhe ju…, kuptohet në se jeni prindër dhe u dëshironi  tjerëve, çfarë do kishit dëshiruar  ju për  fëmijët tuaj….?!!

Kuptohet se me ardhjen e tyre  në pushtet,  lokalët buzë qendrës u detyruan t’i  lirojnë hapësirat e gjelbra, që  i parasheh plani urbanistik në këtë zonë.  Dhe u përshëndetën nga të gjithë  qytetarët e sidomos pronarët e bllokut banesorë- mos harroni privatë-  ëëë…?!!

Dhe vërtetë që kjo hapësirë dukej më e bukur sipas planit urbanistik e jo këtij “ekonomik”: krahasoni   fotografitë në  vazhdim?!!

Terasat e ulqinit

Gjendjet aktuale sipas “ planit ekonomik” –  të urbanizmit aktual…, ku  ligjet  “shkrrahen…”?! Po ku janë pronarët e banesave që nuk reagojnë…?!

Por kohët ndryshojnë – urbanizmi dhe inspekcioni , po duket pëlqejnë përsëri të ngushtojnë hapësirën – trotuarët, po themi , me siguri për llogari” të kuletës ..”se s’ka se si të jetë ndryshe.  Mbase një  apo dy , tavolina- të lokalit,  punojnë – mos ma nxirrni prej fundit barkut…?!!
Muhamet NikaSudski tumač- Përkthyes gjyqësor “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin

Adresa: zgrada SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin

Telefon-i: 068 264 122

Email-i : muhamet-nika@hotmail.com

Albanski jezik- prof. Albanskog jezika

Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipe

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„