Nika: Në gjurmët e një lajmi: Kur gazetari ia fut kot ?!!!

September 20, 2016   | Ngjarjet - Events

Muhamet Nika,  Sudski tumač- Përkthyes gjyqësor  “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin Adresa:  zgrada  SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin Telefon-i:               068 264 122 Email-i : muhamet-nika@hotmail.com  Albanski jezik-  prof. Albanskog  jezika  Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipeShkruan Muhamet Nika

Shpesh  na takon për hise , të dëgjojmë lajme gjysmë të vërteta  apo fare të pa vërteta ?! Këtu  , do kisha futur  jo pa qëllim edhe lajmin ku thuhet se inspektorët republikanë , shkarkuan filan sekretarin e komunës –duke e veçuar atë nga të tjerët . Kuptohet që në këtë rast – jo pa qëllim fshihen emrat e tjerëve , të cilët , gjithashtu nuk i plotësojnë kushtet ngjashëm  si për këtë që u  shkarkua  dhe jam  i bindur  se  te  inspektorët nuk  ka përjashtim…?!

Më pas , pas disa kohëve , thuhet se inspektorët  iu ndaluan nënshkrimin edhe dy sekretarëve që edhe ky  është pjesërisht  i vërtetë  sepse  në pyetje  janë  më shumë se  dy…?!  Kështu  numri i tyre  sa vjen e shtohet  dita ditës  e ne e dimë që komplet  kabineti i Cungut  është i formuar  në mënyrë të pa ligjshme e mbase vetëm  nja  2- 3 prej tyre  i plotësojnë kushtet  të ushtrojnë funksionin.

Kjo do të thotë , se shumë shpejt –  tesh po del edhe ndonjë lajm tjetër , për shkarkimin e ndonjë sekretari , apo disa sosh . Mor  me të vërtetë:  këta  tanët, që thanë se i kanë rrënjët e forta, na  duket  t’i kenë  fare mbi  tokë ..?!

Së fundmi , tashti morëm vesh se  u shkarkuan si sekretarë   edhe  nja dy nga kuadrot e DPS-it, pa marrë para sysh që ishin emëruar nga komisioni për kuadro  i DPS-i, supozoj  “ treshja….” e njohur  në nivel komunal: L UIGJ – LORO e BORO . Edhe pse  ky i treti ishte distancuar haptas në kuvend , duke u shprehur  kundër familjarizimit … ?!  “…. ZA TO  OVO  NE MIRIŠE  NA DOBRO..”?!

KUSH BËNË PËR GAZTARË

Edhe sot po shihet se  janë aktuale  ato vargjet e një rilindësi- mbase Asdrenit, sepse nuk po më  kujtohet  kur thoshte: për me shkru zatni  ngazeta/ duhet shkruesi tjet nradh  të parë/ njeri i ndershëm atdhetar/ pastaj duhet të ketë dije/ edhe kjen mos tket afije(shpijun..)?!!!

Si ta përfundoj

Kur u nënshkrua plani i sanimit me qeveri-  koha  HAJDINAGA(NIKA), qeveria nuk pranoi që  në kategorinë e punëtorëve që do fitonin nga kredia , të hyjnë edhe ata të cilët kishin krijuar marrëdhënie pune pas vitit 2008( po apati asosh që përfituan – mbetet të shihet)?!! Arsyeja e kësaj ishte sepse mbi bazën e padive , kjo kategori e të punësuarve  , i është nënshtruar  hetimit të thellë  nga ana e prokurorit special dhe tashti prapë,  dikush është kah luan me zjarr ( gjithnjë me kusht…)?!

Por po i kthehemi  çështjes,  që është:  pa  marrë para sysh  se  komuna-  nuk  i shkarkoi sekretarët – demek  duke u  thirr në  të drejtë ankese. ….!!  Ligji është  tepër i qartë :” žalba ne odlaže izvršenje..“. E thamë serbisht  edhe pse  prindërit  na thoshin : ”  a merr   vesht  shqip.”

Po  e bëj këtë edhe unë, sepse gjithnjë më duket  se këta (tanët),nuk marrin vesh ;  as shqip  e as nashke?!!

Nika-Dokument-inspekcioni-ulqin

Muhamet NikaSudski tumač- Përkthyes gjyqësor “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin

Adresa: zgrada SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin

Telefon-i: 068 264 122

Email-i : muhamet-nika@hotmail.com

Albanski jezik- prof. Albanskog jezika

Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipe

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„