OJQ Horizonti i Ri: “Këndi për të rinj në Ulqin”

September 22, 2016   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Youth-Corner-Ulqin-Ulcinj-MontenegroPROGRAM PËR PJESËMARRJEN E TË RINJËVE

 

Organizata e shoqërisë civile Horizonti i Ri fillon realizimin e projektit “këndi për të rinj në ulqin”. Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është që t’iu sigurojë të rinjve në Ulqin më shumë mundësi për kalimin e dobishëm të kohës së lirë, zhvillimin e kulturës së leximit dhe të dialogut, në një hapësirë më të përshtatshme si dhe promovimin e filantropisë në komunitetin lokal. Projektin e mbështetë Fondi për Qytetari Vepruese – fAKT.

 

Aktivitetet kryesore të projektit do të jenë:

  • Trajnimi i edukatorëve bashkëmoshatarë për promovimin e aktivizimit rinor dhe kulturës së dhënies (filantropisë),
  • Adaptimi i hapësirës në Bibliotekën e Qytetit dhe vënia në funksion e „Këndit Rinor“;
  • Organizimi i aksionit të mbledhjes së mjeteve në komunitet,
  • Organizimi i ngjarjeve kreative dhe promovuese.

 

Programi për trajnimin e edukatorëve të rinj do të ndiqet nga 20 aktivistë rinorë. Programi përfshinë katër seminare në temat e mëposhtme:

  • Komuniteti dhe unë
  • Komunikimi i suksesshëm
  • Aktivizimi dhe vullnetarizmi
  • Planifikimi dhe shkrimi i projektit

 

Me këtë rast, ftohen të rinjtë e interesuar, sidomos nxënësit e shkollave të mesme në Ulqin, që të paraqiten për pjesëmarrje në këtë projekt. Regjistrimi mund të bëhet në këtë link:

https://goo.gl/forms/IqIwKWPS6qa9dure2