Cungu: Të pezullohen lejet e ndërtimit në lumin Buna

September 23, 2016   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

 Nazif-Cungu-Ulqin-UlcinjTë pezullohen lejet e ndërtimit derisa të hartohet plani i ri në lumin Buna

Komuna e Ulqinit deklarohet  për  katalogun  e objekteve të përkoheshme  në brigjet e Lumit Buna, hartuar nga Ministria  e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit
Kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu, me datën 15.9.2016. ka dërguar vërejtjet e Komunës së Ulqinit Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm, në lidhje me propozimin e katalogut të objekteve të përkohshme  në brigjet e Lumit Buna.
Qëndrimi i Komunës së Ulqinit, është që ky katalog është  i paqëndrueshëm dhe se ai duhet  ndryshuar. Katalogu si i tillë  është në kundërshtim me  dokumentet  strategjike  të vendit siç janë Strategjia  e  zhvillimit të  turizmit  në Mal të Zi  deri në vitin 2020, Master Plani i  inovuar  i zhvillimit të  turzmit  në Mal të Zi  nga viti 2008 dhe Plani  strategjik  zhvillimor i Komunës së Ulqinit i miratuar në Kuvendin lokal. Këto dokumente nuk janë marrë në konsideratë, dhe posaçarisht  habit  fakti  që katalogu  është  në kundërshtim dhe me  pejsazhin natyrorë  të Lumit Buna dhe Ujdhesës Ada .
Koncepti i katalogut ndryshon  vlerat  e Bunës, zvogëlon  pejsazhin potencial  dhe  hapsirën  autentike. Për këtë arësye me katalog  nuk duhet paraparë  objekte të tjerë të  përkoheshëm dhe Ministria e turizmit dhe NP,,Te mirat detare,,  nuk duhet të vazhdojë me  dhënijen e lejeve të reja  për vendosjen e tyre.

OPŠTINA ULCINJ – KABINET PREDSJEDNIKA

KOMUNA E ULQINIT – KABINETI I KRYETARIT

MUNICIPALITY OF ULCINJ – MAYOR’S OFFICE