Nika: Prognozat e Loros do të ishin të sakta – sikur të mos ketë luajtur puna….?!!

September 24, 2016   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Gjeka-bardhi-cungu-loro-ndrekiq Nga Muhamet Nika

Sipas neve evolucioni  i trupit zgjedhor në Ulqin është tepër i madh – traumatik dhe konfuz që është e vështirë të parashikohet edhe nga shërbimet e fshehta policore , e jo më nga një  kryetar i DPS-it.

Për zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi  që do të mbahen me 16 tetor të këtij viti  në një intervistë  të  dhënë për TVT i pari i DPS-it për Ulqin Loro Nrekiqi, ceku  se ai i disponon,  me të dhënat se në Ulqin  DPS-i do të marrë rreth 2900 vota…?!  Kjo edhe nuk është shumë – kuptohet nëse makinerisë së tij i funksionojnë “donatorët partiakë , për blerjen e votave –Dhe   me kusht  nëse  shpërndarësit e të hollave të zgjedhjeve të kaluara t’i kenë mbajtur premtimet dhe paratë e marra nga partia , vërtetë t’ia  kenë dhënë votuesit. Për shembull , po supozojmë që ai i cili  një ditë apo dy para zgjedhjeve  –fitoi  nga DPS , 6000 E. për blerje të votave , supozojmë   në Kravar-  t’i ketë   ndarë vërtetë, lirisht Loroja mund të llogarisë që do t’i fitojë prapë, e nëse jo –  le të shtojë këtu  “ tagjinë..”?!

Unë mendoj që për DPS- në,   është karakteristike kësaj radhe edhe humbja e partnerëve të fshehtë që pati në zgjedhjet e kaluara- Hajdinaga , me diku 400 votues dhe “ ca rrjedhje të Prosperitetit – prej diku 100 vota…?!! Dhe tjetër –  mos të harrojmë , arrestimi i  ish kryetarit të Tivarit, nga ku zona të tëra të komunës së Ulqinit , ishin të lidhura  me ndikim ekonomik dhe  politik të tij(bashkë e SDP-në e Tivarit- tash më të përçartë), do të reflektohet  mbase negativisht te votuesit , që  realisht pritet   të shkojnë diku tjetër si potencial .

Sa i përket subjekteve shqiptare, kur  Nrekiqi tregon se koalicioni Forca – UDSH – ASH do të marrë 4300 vota…?!!  Themi   të vërtetën jemi skeptikë , sepse , nëse për bazë ka trupin zgjedhor të Forcës dhe Udsh-së  në zgjedhjet e fundit- Këto  vota  atëherë u fituan , përveç tjerash  edhe në adresë  të “ urrejtjes dhe  tifozëllekut-  CUNGU- ZENKA. Tjetër  kësaj here , duhet shtuar  – diku 100 vota të PPD-së, krahu i Ali Rexhës-  mbase duhet t’i jenë bashkangjitur Gëzim Hajdinagës…?!!

ZGJEDHJET  PRITEN EDHE TË ANULOHEN …?!!

Ndërsa  kur tha “ për sa i përket –  koalicionit të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj do të marrë 2600 vota…” Do të ishte reale – sikur PPD(kryesia e saj, të mos ftonte zgjedhësit në anulim të votës , ashtu siç mendon edhe një grup njerëzish në Ulqin që janë kundër bojkotit, por pakënaqësinë  mendojnë ta shprehin duke votuar kundër që nuk i shkon në favor  askujt  e DPS-it , jo se jo…?!!

 

Sa për konstatimin – DPS rrallë gabon sa i përket zgjedhjeve. Lirisht dua të them , se DPS- nuk gabon , por gabon LOROJA….?!  Sepse qyteti në këto zgjedhje është më i relaksuar dhe  kemi të bëjmë me rrethana krejt të reja në trupin zgjedhor .

Ç’ tensionim i situatës – bashkimi i ekstremeve  te shqiptarët , u pa  nuk jep rezultat. Arsyetim i kësaj mund të jetë bashkimi i Lidhjes dhe Prosperitetit  në koalicion atëherë  kur  së bashku kishin 12 këshilltarë * që i fituan në gara  të ndara  nga 6-të . Kurse gur u bashkuan  në koalicion nga 12 fituan  7 , pra minus 5..?!
Muhamet NikaSudski tumač- Përkthyes gjyqësor “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin

Adresa: zgrada SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin

Telefon-i: 068 264 122

Email-i : muhamet-nika@hotmail.com

Albanski jezik- prof. Albanskog jezika

Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipe

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„