Abazoviq: Nuk ka të ardhme për Mal të Zi nëse nuk vjen deri tek ndryshimi demokratik i pushtetit

September 29, 2016   | Rajoni / Region

Dritan-AbazovicDeputeti Dritan Abazoviq vlerësoi se „nuk ka të ardhme për një popull në Mal të Zi nëse nuk vjen deri tek ndryshimi demokratik i pushtetit“, raporton portali Ul.info.

„Prandaj dëshiroj t‘i përgjigjem Gjukanoviqit në mesazhin e tij fashist nga Ulqini që vetëm vota për PDS është votë për Mal të Zi. Ky mesazh i tiji është kthim në rrënjë, sepse ujku qimen e ndryshon por vesin asnjëherë“, tha ai të mërkurën në tubimin promovues në Tuz.

Abazoviq kishte mesazh edhe për partitë e pakicave. „Mirësevini në koalicionin tonë, por nuk mund të jeni poltron të përhershëm të cilët dikush do t‘i shfrytëzojë. Dhe, mos t‘ju ndodh që për shkak të qeses, të mbetni pa besë, sepse nëse mbetni pa besë, do të mbetni edhe pa qese, dhe çka është më e keqja, do të mbesni pa traditë dhe çdo gjë tjetër që është e rëndësishme“, shtoi ai.