Nika: Zoti Murati dhe zonja Hatixhe, mos i hyni rrugës qorre – që nuk dihet ku të qet ?!!

September 29, 2016   | Opinione

A-Murati-H-GjoniShkruan Muhamet  Nika

 Zoti Arjan Murati dhe zonja Hatixhe, mos  i hyni rrugës qorre –  që nuk dihet ku të qet ?!!

Pa u lodhur fort sot në mëngjes  , pasi pashë shkrimin tuaj për keqpërdorimet e Gjekës , rreth  do investimeve pa plan në ndriçimin  publik- me tejkalim të buxhetit  duke paguar një avans para kohe – me sa munda të kuptoj, për të bërë investime në këtë fushatë, të  cilën nuk po e kontestojmë ,  DUAM  VEÇ   T’JU PYESIM:  A mos zbuloi  grupi punues  i kontrollit të keqpërdorimeve, se qysh kur , kishte filluar  ky bashkëpunim i dyshimtë  me firmën “ Elektro Fer..” , DHE NGA CILI  KRYETAR,  sepse nuk  po duket  që puna të jetë  aspak “ FER…”?! Dhe për këtë ,  mbase nuk është keq të fillojnë hetimet , nëse nuk kanë filluar…?!! Pra një pyetje konkrete për ju do ishte: Çka mendon për këtë , partneri i juaj i koalicionit- Loro, Shkreli … etj?!

Shikoni , dëgjoni ju  Muhametin , se jeni të ri në këto punë, mos tu gjejë ajo ndera  e gjuetarit i cili  desh  të çojë  lepurin …., dhe çoi ujkun e pastaj s’pati kohë as t’ia mbathë …?!!

Nuk po ju pyesim se si edhe vetë ju të dy , fillimisht  merrni rrogën në mënyrë të ligjshme apo jo …?!!  Andaj  pyetja e radhës –  Kur ka pasur komuna 5 nënkryetarë( me rrogë)?!  Ajo as me ligj  dhe as me statut nuk mund t’i ketë pa ndërruar  statutin. ..!!! Pastaj  mos harroni se rroga e rritur e juaja , sipas ligjit të ri , automatikisht  ju bënë përgjegjës dhe  fajtorë   për nënshkrimin e hedhur  dhe  nuk është më   si deri tash-  kur faji  ishte  kolektiv. Nënshkruante  zyrtari  kontrata të marra dhe e hante buxheti i komunës…!!! Sot  me ligj është “ rroga e rritur – përgjegjësia  e personalizuar dhe e shtuar…?!!! Tregojani  Nazifit këtë…?!

Mos harroni që edhe ky koalicion i juaji – pa Gjekën, ka bërë aq shumë  punë keqpërdorimesh , sa që unë sot , vetëm pasi  këqyra ashtu krejt rastësisht  në njërin  nga “follderet  e krimeve”duke hapur vetëm një të vetëm ,  mu çel  ky dokument , i cili ishte publikë e   që   nesër do  bëjë direkt  fajtorë   zyrtarët për lëndën  e  humbur  , si zakonisht në gjykatë që  do t’i kushtojë komunës , me siguri mbi 100 mijë euro. …?!

Deri në kohën e Gjekës , përgjegjësia për nënshkrim ishte e  komunës, kurse tashti është e  zyrtarit- zyrtarëve.

DOKUMENT-KOMISIONI-ULQIN

Muhamet NikaSudski tumač- Përkthyes gjyqësor “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin

Adresa: zgrada SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin

Telefon-i: 068 264 122

Email-i : muhamet-nika@hotmail.com

Albanski jezik- prof. Albanskog jezika

Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipe

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„