Ulqin: Fillojnë punimet për pastrimin e kanalit të Braticës

September 29, 2016   | Shoqëria / Društvo

Në Ulqin filloi pastrimi i kanalit të Braticës, me anë të të cilit do të evitohen përmbytjet në vendbanimet përreth.

Filluan punimet në pastrimin dhe zgjerimin e Kanalit të Braticës

fillon pastrimi i kanalit-BraticaPas një bashkëpunimi të shkëlqyer me Komunën Kayl të Luxemburgut, u dakordua që Komuna Kayl e drejtuar nga Kryetari, z. John Lorent, të ndihmoj Komunën e Ulqinit me një vlerë monetare prej 25 mijë euro. Falë kësaj ndihmese, sot mundëm të çelim nisjen e realizimit të projektit për pastrimin e kanalit të Braticës dhe rregullimin e një prej zonave të banuara me popullatë rome. Pastrimi i këtij kanali do të bëjë që, gjatë dimrit, të minimizohen ndjeshëm vërshimet e këtij kanali që jo pak here kanë shaktuar dëme materiale për banorët e zones përreth.

fillon pastrimi i kanalit-Bratica-1

Pas përgatitjeve të duhura filloi pastrami i Kanalit  të Braticës.Në fakt kemi të bëjmë me një  bashkëfinancim  në mes të Komunës së Ulqinit dhe Komunës  Kajl të Luksenburgut. Punimet  në teren është duke i zhvilluar Np,,Veprimtaritë Komunale,, sipas  elaboratit të hartuar nga Agjencioni për ndertim dhe zhvillim  dhe ata kapin shifrën 20 mijë euro.

Lajmi për fillimin e punimeve  ka qenë  sihariq  për banorët që jetojnë në afërsi  të kanalit i cili për shkak të lidhjeve  të egra  jo rrallë bëhet shkak  i permbytjeve dhe  dëmeve të mëdha. Andaj Agjencioni  për ndertim dhe zhvillim është në  hartimin e projekteve konkrete që  lidhjet e egra të instalohen ne kolektor dhe njëherë e përgjithmonë  kjo ceshtje të marrë udhën e zgjidhjes.

Pritet që punimet të përfundojnë para shive të vjeshtes, dhe ndermarrja që po zhvillon punimet  premton që  cdo  gjë do të përfundojnë në afatin e paraparë.

fillon pastrimi i kanalit-Bratica-2