Nika: Organizata turistike në shërbim të asimilimit dhe sllavizimit – shih hartën ?!!

September 30, 2016   | Opinione

Shkruan Muhamet Nika

Kush do që ka kaluar  pranë  këtij  institucioni , ka  vënë re  se në hyrje të tij është  vendosur një hartë muri – demek e shkruar shqip e serbisht  NJËKOHËSISHT   , që reflekton  mesazhe  analfabetizmi të qartë   në favor  të  asimilimit të mikro toponimisë shqiptare( emrave të vendeve)   në llogari të gjuhës serbe. ..?!!

Mirë e tha dikush detajet  janë  të rëndësishme , nga detajet del tablloja- piktura…. , dhe ne  për tu bindur në këtë ,  po analizojmë disa detaje të deformimeve  të shqipes me natyrshmëri të serbishtes…?!Pra nuk po flasim  për gjithë hartën (gabimet e saj që janë skajshmërisht të shumta), por  po ndalemi , te  shkrimi  dhe përkthimi  i disa emërtimeve , si  për shembull –  mikro toponimit Kalaja , i cili serbisht na del si Stari grad( që është punë e tyre se si e quajnë atë..), por ne,  në se i rrimë besnikë  natyrshmërisë  shqipe , atëherë është dashur ta shkruajmë ashtu  si e quajnë  vendasit,  Kalaja – e banorët e saj të quhen  KALALI  dhe ase si ndryshe?!

Pra kur përkthejmë prej serbishtes shqip, shqiptarëve duhet tu tregojmë se e  dimë shqipen e jo serbishten( të shkretën , që e thajmë..)?! – Kjo formë e përkthimit   në gjuhësi , ndryshe  quhet kalk dhe nuk vlen përkthim i drejt ..?!!

Asimilimi dhe sllavizmi i kartave te Ulqinit

Ecim më tej…., në  një vend  të caktuar jepet  titulli dhe adresa e institucionit  që i rri pas ,  në gjuhën malazeze , që ndoshta është OKEJ…, për të vazhduar me  një përkthim vaj halli …, dhe :  “ O ku ku o nëna ime  dhe nëna e babës…”?! Ku del se  gjithashtu përkthimi është bërë sipas “ pravopisit- drejtshkrimit –  hala  të pa normuar të   gjuhës malazeze, pa nevojë dhe në kundërshtim m standardin drejtshkrimor  të shqipes , në aplikim qysh në shekullin e kaluar (1974)?!!

 

Shih për shembull  rastin –  e  shkruar “ e bardhë  mbi të zezë “ si në fotografi –   emri serbisht karta, përkthehet  njëjtë karta dhe jo si e kërkon shqipja harta… ?!

Gjithashtu  mbahet  lehtë  mend , në gjuhën shqipe “ ime i prezime – emri dhe mbiemri “,  shkruhen  te dyja me shkronja të mëdha   dhe jo si në serbisht “ Turistička organizacija – Shqip  do  duhej të shkruhej “  Organizata Turistike në  Ulqin?! E jo kështu si na vjen  në fotogrfinë më poshtë:

Asimilimi dhe sllavizmi i kartave te Ulqinit-1

Pastaj edhe për   Bulevar- shqip duhet të  thuhet   i shqiptuar  Bulevardi…?! Nga se shqipja , për dallim prej serbishtes  që  njeh  vetëm formën e shquar të emrave , kjo  njeh edhe  formën e  pa shquar  ( bulevard) dhe të shquar (bulevard i )

O nëna  e nënës time dhe nëna e babës tim…….,” po ku dinë këta  more –  për  drejtshkrim  të shqipes dhe  Kongres Drejtshkrimor të saj dhe kush mori pjesë si delegat  për  Ulqin e Tivar-  p.sh.  mr Ismail  Doda…?!

Asimilimi dhe sllavizmi i kartave te Ulqinit-2

Tjetër, mos kujtoni se këto punë  bëhen  prej pa dijes , ashtu si mendova  dhe  vetë, por  të  gjitha këta kanë një prapavijë të caktuar.

Shih deri ku shkojnë  hijet  e prapavijës së ndikimit, p.sh  edhe emri i qytetit  i shkruar në  manifestimin folklorik të para do ditëve D olcinium , na  del  edhe si  firmë kafeje – shih në fotografi, kuptohet po themi ( me  kusht…) sepse  është e drejtë e gjithë kuajt  ta quaj si të dojë…, por kur bëhet fjalë për  manifestime  publike dhe  me para të taksa paguesve , atë herë   përçudnimet   asimiluese nuk mund të  propagandohen me para të bashkësisë  së qytetit e në kundërshtim  me statut të emrit Ulqin ?!

Asimilimi dhe sllavizmi i kartave te Ulqinit-3

Inshalla   forma e emrit D  OLCINIUM, nuk  dominon  edhe  nesër  në “  simpoziumin shkencor”  , me “ ekspertat e Ulqinit “ çka ka tepër mundësi.

Duke dashur  t’i vëmë kulmin gjithë kësaj pune , po e mbyllim  me  konstatimin e drejtorit të organizatës turistike i cili duke folur për numrin e fjetjeve gjatë  verës në Ulqin, tha se”  në Ulqin pati( kaq )  turist të fjetun..”, o Zot sa  shumë po flemë e na pëlqen   gjumi …?!!

Një porosi: Harta “ karta”  kontestuese  turistike duhet doemos të hiqet…?!!  Nuk mundet të shkruaj kushdo çka t’i  bjerë ndër mend , pa pyetur Kuvendin e Ulqinit për këtë…?!

Muhamet NikaSudski tumač- Përkthyes gjyqësor “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin

Adresa: zgrada SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin

Telefon-i: 068 264 122

Email-i : muhamet-nika@hotmail.com

Albanski jezik- prof. Albanskog jezika

Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipe

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„