Dashuria e humbur e Servantesit, ose modeli shqiptar i Dulqinjës shoqëri civile në Ballkan?!

October 4, 2016   | Lajmet / Vijesti, Rajoni / Region

shoqeria_civileNga Besi BEKTESHI

Një nga librat e fundit që ka të bëjë me Servantesin dhe Ballkanin – por më mirë të themi me pjesën shqiptare apo Ulqinin, është ai i titulluar “Dashuria e humbur e Servantesit”?! Historia e vërtetë e shkruajtur nga reporterja spanjolle e TVE-së, tashmë i shtohet historisë së romancierit të madh, në lidhje të fortë me pjesën shqiptare dhe me shpikjen e personazhit të Dulqinjës, por që realisht ishte qyteti fantastik i Ulqinit, mbushur me tregtarë dhe piratë?! Sigurisht ju jepet për të ditur edhe të rinjve të sotëm, se Servantes apo babai i gjuhës të literaturës spanjolle – lidhet me trevat shqiptare dhe Ballkanin?! Kush e lidh kaq fort? Sigurisht qyteti ku ka qenë i burgosur, apo Ulqini! Ai është kapur rob mbas betejës së madhe të Lepantos. Natyrisht që nuk është rastësi pse emri i qytetit në bregun e Adriatikut shqiptar, përputhet me emrin Dulqine – e dashura e përjetshme për Don Kishotin?! Servantes për këtë emër, thoshte kur e prezantoi për herë të parë se ishte – harmonioz, shëtitës dhe sinjikativ, duke dashur që të tregojë se personazhi enigmatik është veçse një vend. Pra një mishërim i një ngjarje reale të ndodhur. Pra – pa lidhje me një katundare tipikisht e tillë si në roman. Ky rast në fakt, ka rëndësinë e madhe të personazhit vend – dhe Servantesit të burgosur dhe të jetuar atje. Një persona që jetoi i dalë nga sallonet e Madridit dhe kortet episkopale, por dhe luftrat e tij të pafata. Kurse ne, me të tilla ambicje të jetuara dhe shkruara bukur nga Servantes, kemi kuptuar dhe kavalierët e luajtur mëndsh dhe të dalë kohe – duke u inspiruar apo përjetuar dhe në vetët tona. Këtë ka dashur të bëjë gazetarja dhe për këtë ka sqaruar mirë dhe Ulqinin me Dulqinën?! Në fund të fundit, kush nuk e di atë vend – sidomos kush shkon atje për ta parë?!

Por çfarë lidh “Shoqërinë civile shqiptare” me “Dulqinën e Tobozës”?

Sigurisht që e lidh kauza e madhe e vëndit dhe dashurisë së humbur të Servantesit?! Shoqëria civile e jona dhe dje në protestën kundër “plehrave” nuk ka humbur “Dulqinën e Tobozës” që shkruan Servantesi, atë fshataren e kolme, që i dukej si një fisnike e praruar?! Shoqëria civile e Shqipërisë, nuk është pjesë e romanit të madh spanjoll dhe njeriut romancier nga ky vend që njohin më shumë shqiptarët!

Ajo ka humbur si dashuri vendin apo Ulqinin – nga ka marrë emrin dhe Dulqina?! Si e paska humbur Ulqinin shoqëria civile e jona? Ulqini ka humbur nga trojet shqiptare që në 1880-tën nga kongresi i Berlinit, do të thotë dikush?! Po e drejtë – por modeli i shoqërisë civile sigurisht te ne ky është! Pikërisht modeli që shkruan historinë e më vonshme (atë të 1880-tës) si të ishte Dulqina dhe kjo lloj dashurie dhe jo Ulqini i rrethuar dikur me topa nga uji, dhe ushtarë turq, e malazez nga të tre anët me shqiptarët e shkretë në mes?! Nuk është filozofike dhe e komplikuar jo! Biles është shumë e thjeshtë. Ne sot kemi një shoqëri civile që reagon sigurisht për gjëra dhe probleme të drejta, por që nuk ka dashurinë e vërtetë ose Ulqinin, atë që na morën, që ishte jona si tokë dhe njerëz? Jo “Shoqëria Civile” jona del për dashurinë inekzistente për fshataren e bukur të don Kishotit – që sigurisht e shpik Servantesi. Në rastin tonë politika dikur në 2011-tën dhe sot në 2016-tën?! Ajo nuk paraprin dhe nuk është e ndarë aspak nga pjesa e grumbullit politik. Bën pjesë në të, sillet si ky grumbull, që kërkon gjithmonë Dulqinën e Tobozës ndërkohë që te ne ikën vazhdimisht – Ulqini?! Besoj se jam i qartë? Por për të bërë akoma më të dallueshme dhe fajin e madh, duhet ditur qartë se kush përfiton prej saj! Sigurisht që janë edhe ato pjesë grupesh që interesin e kanë kundër njëri tjetrit. Po, që kanë dhënë para sa në opozitë dhe pozitë. Që luftojnë për interesa mes tyre njëra palë se do të ndyjë (bëjë pis) dhe fitojë dhe tjetra se do të pastrojë dhe fitojë dhe që të dy përfitojnë?! Hahaha – dhe këtë gjë kjo lloj shoqërie donshikoteske – e bën model betejash që të gjitha të humbura keqas në këtë vend. E bën pjesë të Dulqinës së Tobozës, për faqe të zezë dhe jo me talentin e Servantesit?!

Ne për fat të keq, nuk kemi as shoqëri civile. E kemi “Toboziane” dhe jo realisht Ulqinake! Sipërfaqësore dhe nganjëherë dhe të paguar. Po, dhe shpesh herë të bashkuar politikisht?!

Mirë, por kështu do të mbeten “Dulqine e Tobozës” si një model i shpikur, për të mos treguar realisht aventurën e vërtetë dhe dashurinë e vërtetë të humbur realisht.

Kështu gjithmonë do të luhet me të, do të pretendohet për të, dhe do të shfrytëzohet pikërisht për përfitim me të. E kjo sigurisht nuk është e mirë dhe kur kanë një kauzë të tillë – qoftë dhe e drejtë. Jo aspak nuk është mirë dhe nuk do të kenë përkrahje të vërtetë popullore – sepse Don Kishotin sigurisht ato që e kanë lexuar dhe janë thelluar e kanë kuptuar. Nuk mund të luftosh me mullinjtë me erë dhe as të bësh kalorësin e arratisur – por të kërkosh Ulqinin dhe realitetin e plotë me gjithë fajet dhe të mirat e tij. Kjo po që është shoqëri civile, e pa konsumuar, pa komplekse, pa parti brenda, pa rekorde bashkëjetese me korrupsionin politik dhe moral në këtë vend. Kësaj lloj shoqërie civile pastaj i shkojnë shumë njerëz afër dhe në protestë – përndryshe?! Përndryshe sot të filmojnë dhe me dron.

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/