Nika: Në komunë merret vesh të ketë nisur vala e punësimeve të paligjshme të fushatës – reagon kryeadministratori Kapllamn Muça?!

October 10, 2016   | Shtypi / Mediji

kapllan-muca_ULCINJShkruan Muhamet Nika

Në shkresën e vet  të  dërguar Cungut ,  kryeadministratori   që  deri më tash heshte  – duke  mos e bërë “qefin qeder”,  shohim  të ketë  cekur  rreth punësimit  të pa ligjshëm edhe këtë: “ ….Po ju njoftoj  që kontratat e punës  të cilat  më janë dorëzuar nga sekretari  … janë  të lidhura  në kundërshtim  me ligjin për funksionarë dhe zyrtarë të komunës , pastaj me ligjin për financim të partive politike dhe  të fushatave zgjedhore duke shkelur  njëkohësisht  gjithashtu  edhe marrëveshjen e arritur për një fushatë “ fer “ e  të ndershme….”

Duke i dorëzuar  kontratat  kontestuese  të  punës( 7 sosh- vërejtja jonë..?!!),  ai i tha  Cungut :  Që kjo punë bëhet  vetëm  për qëllim që organi përkatës  të  ndërmarrë masat e duhura  në evitim të pa ligjshmërive të cekura.

Metoda e blerjes së votave me kushtëzime punësimi,  është tashmë një  metodë  e sprovuar e  shantazhit të ndërsjellë të aktivisteve dhe partisë,  e cila  domosdo   rrit  familjarizimin në qeverisje duke e rrudhur atë  në dorë të 3-4 familjeve që tashmë në Ulqin, po thuajse  është punë e  kryer. Duke jetësuar edhe te ne , atë thënien e Orvellit , se të gjithë janë të barabartë  …,  kurse  disa janë më të barabartë se tjerët( këta që janë në pushtet dhe ata që punësohen)?!!!

Personalisht  edhe  do  ta kisha kuptuar  një veprim të këtillë partiak sikur të ishte fjala për ato doktorë shkence e magjistra , që me vite presin në byro për punësim  të Ulqinit , por jo.

DPS dhe Forca – bashkë me gjithë partitë tjera, shihen të kenë krijuar një rreth të mbyllur , që injoron, largon …, duke mos  lejuar  që “ një të huaj..”, të   futet brenda..?! Dhe për pasojë aktualisht  shohim  që partitë po prekin fundin e  mundshëm të injorancës   intelektuale  edhe pse  në formë,  për opinion mundohen  të simulojnë  me gojën plotë  intelektualizëm dhe profesionalizëm ..?!!

Reagon Kapllan-Mucaj

Muhamet NikaSudski tumač- Përkthyes gjyqësor “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin

Adresa: zgrada SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin

Telefon-i: 068 264 122

Email-i : muhamet-nika@hotmail.com

Albanski jezik- prof. Albanskog jezika

Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipe

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„