TRAJNIM PËR OJQ-të LOKALE – Thirrje për paraqitje

October 10, 2016   | Ngjarjet - Events

TRAJNIM PËR OJQ-të LOKALE - Thirrje për paraqitjeQendra për zhvillimin e organizatave joqeveritare  (CRNVO) në bashkëpunim me OJQ “Horizonti i Ri”, organizojnë trajnim treditor në temën  “Planifikimi Strategjik dhe Menaxhimi Organizativ”.

Trajnimi iu dedikohet OJQ-ve nga Ulqini, Tivari dhe Budva. Ky aktiviteti do të mbahet prej 19-21 tetor, në Tivar.

 

Trajnimi ka për qëllim njohjen me rregullat, procesin dhe fazat e planifikim strategjik dhe menaxhimit të OJQ-ve, por edhe me mënyrën e hartimit të dokumentit strategjik të organizatës.

 

Kush mund të paraqitet?

 

Për shkak të numrit të kufizuar të vendeve, të drejtë pjesëmarrjeje në trajnim kanë:

* OJQ-të e regjistruara në komunat e lartshënuara;

* Organizatat që veprojnë për më së paku një vit;

* Organizatat të cilat deri tani nuk kanë marrë pjesë në trajnime për planifikim strategjik;

* Organizatat të cilat në afat dorëzojnë formularin e plotësuar, me të gjitha informacionet e kërkuara.

 

Si të paraqiteni?

 

Ju lutemi që formularin për paraqitje ta dërgoni në këtë e-mail: jovana.bulatovic@crnvo.me deri më 14 tetor, në ora 14:00h

 

Pjesëmarrësve nga Ulqini, CRNVO do t’iu paguaj shpenzimet e udhëtimit si dhe akomodimin në hotel.  

 

Programin e trajnimit dhe formularin për paraqitje mund t’i gjeni në këtë link:

http://www.ngo-horizonti.org/qendra-burimore/trajnim-per-ojq-te-lokale-thirrje-per-paraqitj/