Kapllan Muça në letrën e nisur Cungut – Bëri e bën punën e vet ?!!
Është e vërtetë e madhe që shkresa e kryeadministratorit u dogji shumë vetave në lidhje me punësimet e pa ligjshme në komunë drejtuar Cungut dhe madje disa në formë elektronike dhanë sqarim që ai nuk pati të drejtë të ankohej sepse i takon atij të merret me ruajtjen dhe zbatimin e ligjit , kur janë në pyetje punësimet…, por si duket këta nuk e dinë se situata tashti me ligjin e ri, kompetencat e punësimeve – i ka bartë në nivel të kryetarit të komunës dhe kryeshefave ), kurse me ligjin e vjetër dihet që kjo i takonte kryeadministratorit. Andaj akuzat e këtilla nuk qëndrojnë , ose dikush po përpiqet të mbulojë diellin me shoshë..?!
Sipas ligjit aktual, kryeadministratori jep vetëm mendim , kurse kontaktin me politikën e punësimit , mund ta bëjë vetëm duke kontrolluar komisionin për ankesa të te punësuarve në komunë. Thjeshtë, kryeadministratori i bie që të jetë organ i shkallës së dytë dhe mbron interesat e qytetarëve nga kabineti i kryetarit dhe i sekretarëve kur ata ankohen në cenimin e të drejtave të veta me ligj nga pushteti vendor.
Është interesant të thuhet se kryeadministratori , “zbuloi…” , një gjendje alarmante të kërcënimit të te drejtave të qytetarëve nga palët ( sekretarët e Cungut), që janë në lidhje gjaku dhe martesore, çka e zbulon edhe numri i ankesave në tabelën si më poshtë.
Krahaso gjendjen Viti 2014
Ankesa të përgjithshme nga qytetarët në punën e shefave të komunës te kryeadministratori 117
Të refuzuara( në favor të komunës= 23
Të pranuara(në dëm të komunës )=72,
Viti 2015
Ankesa të përgjithshme nga qytetrët 120
Të refuzuara( në favor të komunës= 26
Të pranuara(në dëm të komunës )=70
Viti 2016
Ankesa të përgjithshme nga qytetrët 43
Të refuzuara( në favor të komunës= 4
Të pranuara(në dëm të komunës )=36
Të anuluara = 3
Shih edhe këtë se si mos kryerja e punës …., përsëritet ndër vite dhe për këtë Loro Ndrekiqi(kuvendi), që kontrollon (demek), punën e Cugut e shefave të tij , për çudi hesht . Ai raportin e gjendjes alarmante nuk po e qet fare në kuvend- për të marrë një qendrim ndaj keqbërsëve dhe administrates fodulle…?!!
Tjetër – kur përmendet koncepti i ankesave , të pranuara ( në dëm) të komunës?!, përveç se kryeadministratori me siguri që do ta ketë mbyllë njërin sy…., të cilin do ta hapë doemos organi republikan kjo nënkupton gjithashtu një numër edhe më të madh të ankesave në dëm të komunës dhe gjithashtu një dëm material në buxhet të komunës kur nesër me siguri palet do fitojnë gjyqin…?!
Thënë të vërtetën nëse për 2 vite e gjysmë patëm 274 ankesa(qytetarë të pa kënaqur , ose 274 familje – për 4 vite qeverisje ,do t i bie që të kemi mbi 500 e sa familje të pa kënaqura.
Kuptohet që kjo është goxha shumë dhe pritet të jape efekte negative edhe në këto zgjedhje?!!
PRANDAJ VOTA KUNDËR DEL TË JETË KREJTË NORMALE….?!!






