Nazif Cungu voton së bashku me familjen: Votoni masivisht për të ardhmen tuaj
Sot kryetari i komunës së Ulqinit, Nazif Cungu e përmbushi detyrimin si qytetar dhe si shqiptar dhe bashkë me familjarët e ti dolën dhe votuan numrin 1 duke dëshmuar se ne shqiptarët jemi të vendosur të mbrojmë të drejtat tona kombëtare dhe të ndërtojmë mirëqenie për popullin tonë. Sot gëzimi im ishte i dyfishtë, sepse djali im i vogël, Rezarti ka mbushur moshën e pjekurisë dhe votoi për herë të parë duke e shfrytëzuar mundësinë që zëri i tij të dëgjohet. Ju ftoj edhe ju të bëni të njëjtën gjë e të dilni bashkë me të afërmit tuaj për të votuar!
Kryetari i Ulqinit Nazif Cungu “I bën thirrje të gjithëve që të dalin të votojnë, duke votuar sot marrin pjesë në një proces historik të vulosjes së një reforme historike për Malin e Zi e sidomos për vendin ton Ulqinin. Pavarësisht se për kë votojnë, të gjithë ata që votojnë janë qytetarë të lirë dhe që meritojnë respekt. Kush nuk voton, nuk ka të drejtë ankohet”, deklaroi sot Cungu.










