Isat Jakupi: Nikolla Camaj na shiti për 22000 euro

October 18, 2016   | Rajoni / Region

Dr.Isat Jakupi-Nikolle-CamajIsat Jakupi ka akuzuar partnerin e koalicionit dhe mbartësin e listës së LDSH-së,Nikollë Camaj, se është shitur për 22000 euro, raporton portali Malesia.me.

Camaj dhe Jakupi dolën bashkë në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën me 16 tetor duke arritur rezultat dëshpërues apo thënë ndryshe ”djegën” 1440 vota.

Jakupi një ditë pas zgjedhjeve në facebook shkruan se Nikollë Camaj në zgjedhje ka hyrë për të shkatërruar dhe është shitur për 22000 euro dhe do që të çojë djalin të magjistrojë në Londër. Poashtu Jakupi e akuzon Camaj se e tradhtojë dhe lidhi marrëveshje me Frontin Demokratik (DF).

Malesia.me

nikoll-camaj-na shiti-isat-jakupi