Nika: Çfarë çorbe po i përgtitet sekretarit të komunës Osmanoviqit dhe nga cilat kuzhina..?!!!

October 20, 2016   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Osmanoviq-VijestiShkruan Muhamet Nika

Autori i këtij shkrimi është njeri bukur mirë  i informuar  në fushën e funksionimit të mekanizmit të pushtetit lokal dhe atij qendror  ndërsa për të argumentuar këtë , pohoj  se deri tash   ka kryer këto funksione : 3 mandate këshilltarë në kk, deputet, drejtor, kryetar parlamenti, nënkryetar komune , krye shef e shef arkivi  etj.

Andaj e gjithë kjo më jep të drejtë të  dyshoj  “se dikush “ apo” disa”,  në mënyrë të organizuar nga  pozitat e klanit nepotist(familjarë) partiak  ose  koalicioneve – brenda e  jashtë  komunës, duke u orvatur  të privatizojnë  funksionet  e ndryshme   bashkë me  parti,   përpiqen të  përulin e gjunjëzojnë partnerin e  koalicionit apo personin, duke e njollosur  pasi ta kenë vënë në shtyllën e turpi  e  kenë manipuluar  organet e ndjekjes ..?!

Gjynah i shkreti  sekretar –shumë i ri për tu përballur me njerëz  të këtij kalibri ..?!!

Kuptohet me kusht  në se pronari i lokalit nuk e ka plotësuar gabimisht  faturën dhe në vend se  ta adresojë në parti  DPS – ta ketë adresuar në komunë,  konstatimi  mund të qëndrojë ,  pasi fatura  kurrë nuk arriti në adresën e nisur sipas librit interno të postës për vend në komunë ?!

Fjala është për një faturë të bërë nga sekretari për buxhet e financa i komunës së Ulqinit,  ditën e gostisë –  pritjes së Gjukanoviqit  në Katërkollë  për të cilën disa thonë se kushtoi 290 e disa 2900  euro dhe që  u adresua  në adresë  të komunës nga Milloja…?! Në çka  krejt dyshoj që  Gjukanoviq të ketë rënë  ngusht  e kaq poshtë  , sa të kërkojë mbulimin e një shpenzimi të këtillë nga komuna nga një sekretar lokal i Dpsit…?!

Shpejtësia e ngritjes së çështjes  në aferë- si ish shef i arkivit, më jep të drejtë  të  dyshoj në ndonjë shantazhim- “reketiranje …” të Osmanoviqit- nga grupi i caktuar  në komunë..?!! Por që duam të shtojmë që  vërtete   me këtë faturë ,  nuk ka dyshim se sekretari,  ia punoi  si  Osmai këngës  Osman  Aga-  Jalla – jalla… osmane , osmane ….?!!

Pa dyshim  që  akuza del të jetë,   si puna e asaj dhisë  e cila  i tha  deles,  kur  kapërcej hendekun  –   s’ke marre  e ta  pash…,   ndërsa  për  vetë  harronte   që  kish  lindur   me bisht përpjetë … dhe  se  i shihet …  tërë kohën e  për këtë  hiç merak …?!!

 

Ajo që më habiti dhe më shtyri t’i bëj  një analizë  nga këndi i subjektivizmit të mundshëm- çështjes,  ishte    padia e Urës,  dorëzuar në prokurori , çuditërisht  me një efikasitet ekstrem vetëtime-  qysh më  19 .10 2016,  pra që me   datën e publikimit të saj në Gazetën Vjesti ,

Padia e Urës dhe shkrimi i Vjestit – krahaso datat?!

Dokument -Ura-Ulcinj

Osmanoviqi më tepër në këtë situatë del të jetë një i sinqertë dhe i pa pjekur se sa një i rafinuar me të cilët punon e që kanë kaluar nëpër 9 sita..?!
– Shih fatura nuk ka pasur nevojë të figurojë në emër të Gjukanoviqit dhe kuptohet se do kish qenë valide..?!!E kur ta ketë realizuar, ka mundur që në shpinë të saj , të shkruaj – Për Gjukanoviqin nëse do i duhej për kujtesë…?!!

Ndërsa këta , në të njëjtën kohë harrojnë të padisin në prokurori edhe për fatura tjera të “dyshimta..” zgjedhore etj, që sipas nevojës – shefi i kontrollit të brendshëm – njeriu i Cungut, plason në opinion- në mënyrë të pa autorizuar – të ligjshme, fatura tjera të “dyshimta….”?!
Tjetër, përveç se habitë fakti që zbulimi i aferës dhe padia ngjanë në një ditë , në kuptimin pa u bërë dorëzim pranimi për realizim, për mes librit të postës interne – që është kusht për të nisur nesër., një procedurë hetimi , çështja do hapte edhe shumë punë tjra?!! Në kuptimin kush e nisi e pse ( a ishte kjo në kuadër të përshkrimit të vendit të punës- që paguhen me vendim), kush e pranoi në komunë nga punëtorët e arkivit, kush dhe kur e pse e publikoi – pa arritur në adresën caktuar përmes “ interna dostavna knjigës …?!! Çfarë del nga kuriri i shpërndarjes së postës me evidencë zyrtare e të protokolluar…?!
Juridikisht vepra nuk mund të trajtohet e kryer nëse autori- nuk figuron që me nënshkrim ta ketë pranuar përmes postës zyrtare. A thua se me këtë , dikush përsëri po tenton, t’ia hedhë punëtorëve të arkivit- mbase po…?!
Po pse ndodh ky shantazh- arsyeja dihet , Osmanoviqi , me ligj dhe faktikisht ka të koncentruar në duart e veta shumë pushtet mbi mjetet , nëse ka edhe nënshkrim të deponuar- me të cilin mund të realizojë sa të dojë fatura… edhe pa dijen e Cungut…?!
Mirëpo po të komentohej hollë e hollë ligji në këtë rast Cungu , nuk ka nevojë fare të ketë nënshkrim të deponuar për këtë çështje. Në komuna tjera ke sa të duash raste që kryetarët e komunës nuk merren me këtë punë?! E aq më tepër nëse në pushtet janë pakicë si në rastin konkret- mbase pas kësaj afere ka ardhur koha për tu korrigjuar çështja në nivel koalicioni rreth të drejtës në nënshkrim …?!! Sqarojmë se nënshkrimet e deponuara të dy fishta , bëheshin atëherë kur ishin do koalicione tjera LD-Udsh- PPD…?!! Zatën edhe në faturë nuk ke vend për nënshkrim të dyfishtë sepse ligji nuk e parasheh. E nëse Osmanoviq nuk e ka të deponuar nënshkrimin atëherë i takon.
Njoftoj këtu për fund këta të Urës, që të shpejtojnë e të më padisin edhe mua në prokurori-” te përfolurin..” e shërbimit të kontabilitetit- rreth dy faturave që bëra ose tentoja të bëja , për të cilat –si zakonisht raporton portali i njohur partiak – para se t’i lajmëroj unë në prokurori për shantazh e për do shkelje tjera ligjore…?!
Shih si më paraqesin këta të” Kontrollit të Brendshëm- Forcës(komunës), me këto fotografi që shpërndajnë kohë pas kohe , e sa herë u çohet ( ose s’ u çohet…), kur u shpërthen ndonjë aferë partie…?!! hahata- hata..?!!

“Etiketim: Muhamet Nika

muhamet-nika_shprehu-edhe-ti1

Aktuale

Muhamed Nika merr 1800 euro nga Kryetari i Komunës?

Lajm.Me – 10/01/2016

2

Kryetari i Komunës para disa kohëve ka miratuar vendimin që të financohet libri me temë mbi gazetarinë investiguese online në lidhje me korrupsionin e…

 

Aktuale

Ku shkuan 2500€ alkaten?

admin – 07/07/2015

2

Dimë që kompanitë e ndryshme herë pas here nisin procese gjyqësore ndaj Komunës dhe zyrtarëve të saj. Sipas disa burimeve radhën e ka kompania “Gradja…”..