Nika: Rrogat në komunë si dikur: Të gjithë për një, një për të gjithë..?!! Apo diç tjetër..?!

October 24, 2016   | Opinione

Muhamet Nika, Sudski tumač- Përkthyes gjyqësor “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin Adresa: zgrada SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin Telefon-i: 068 264 122 Email-i : muhamet-nika@hotmail.com Albanski jezik- prof. Albanskog jezika Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipeShkruan Muhamet Nika

Pse edhe sot nuk u ndanë rrogat në komunë ka shumë dilema , prej atyre që thonë se  mungoi kryetari për të nënshkruar e deri te ato më të këqijat , që mbase me qëllim lehen në gjirollogari :  që t’i kapë  sa më  parë  e fshijë gjykata   me ndonjë proces gjyqësor…?!

Unë nuk di, por po shtoj se- kur më pyeti njëri  që  kam shumë  problem dhe nuk mund të dal në Pazar  sepse kam shumë borxhe…,  unë e këshillova  vetëm me një fjalë –  ec rrugëve sekondare dhe mos i merr të gjitha paret  grumbull me vete – sepse tesh po t’i marrin të gjitha…?!

Çudi këta të komunës edhe pse janë me borxhe të gjitha paret i bartin  me vete  në gjirollogari dhe nuk shlyejnë detyrimet?!

Them të drejtën kam filluar të dyshoj një çikë se e bëjnë me qëllim , po ju si thoni?!!!

Por në se për këtë pyesni, si ka mundësi  kjo?! Sqarojmë:

Edhe pse  komuna e Ulqinit  po duket ka mjete  të bollshme për të shlyer obligimet ndaj të punësuarve ., shohim se  shumë shpejt po mbushet edhe muaji i dytë  pa marrjen e rrogës?!

Kuptohet se kësaj here , në pyetje  , nuk janë mjetet…?!

Pagesat  janë bërë, por  janë huqet dhe “buqet” e ndryshme  të burokracisë  komunale– ku del se disa sekretarë  po  heshtin e  bëjnë   sehir e sabotim  bashkë  në nënshkrim  të rrogave me koficjente  të zbritur  duke mos aplikuar vendimin e ri….?!

Sekretar  të cilët , për momentin  po duket “ çuan ruçnen..” – frenat e dorës  për bllokim të rrogës, janë  mbase edhe në siklet sepse ulja e rrogës mund të de motivojë- si pas tyre  procesin e punës ,arsyetojnë ata.

Kujdes këtu nuk është fjala për rrogat e  të “ punësuarve në mënyrë  të paligjshme ..”, për të cilat foli  kryeadministratori  i çështjes – Kapllan Muça  dhe urojmë që ai  , në këto punë , të mos ketë harruar   të paktën  edhe  veten pa vendim të rrogës(rritjes me të renë …) duke u marrë me hallin e zbritjes së rrogës për  tjerë…?!!

Gzim-Hajdinaga-Nazif-Cungu

Shkruan Muhamet  Nika

 HAJDINAGA  DUHET TË MBROJË  REZULTATIN ZGJEDHOR   ME ANKESË   NË GJYKATËN  KUSHTETUESE ?!

Në kohën kur  edhe ai që të përpinë (krokodili)  në politikë , qanë bandillin…, se nuk fitoi për deputetë- si shqiptar ,  në rastin e  Hajdinagës,   që u ankua  dhe  komisioni  komunal  ia   pranoi ankesën, por të drejtën  e ankesës ia mohoi Forca  duke mos  i bërë kuorum  poshtë  në komision, e duke u ankuar lartë   ..?!!

Njeriu me të drejtë edhe mund të pyes – si të mbrohet e drejta e dhunuar  e Hajdinagës– në mungesë kuorumi dhe ankesës së Forcës në KQZ,  që si duket nxiti vendimin e komisionit republikan të hedhë poshtë atë  komunal …?!Po të mos kish ankesë të Forcës komisioni republikan  mendojmë se do e kish pranuar ankesën për përsëritje të zgjedhjeve..?!