Gjendja vazhdon të jetë shqetësuese nga mjetet shpërthyese ne bregdetin e Ulqinit

October 27, 2016   | Turizmi / Turizam

Ulcinj Marine Fauna Protection and Cultivation-2Situata në terren, vazhdon të jetë shqetësuese!

Dje, në sallën e vogël të Kabinetit, brenda ndërtesës së Komunës së Ulqinit, u mbajt takimi i 4-t i i grupit monitorues i cili u themelua si pjesë përbërëse e Projektit për Zhvillimin e qendrueshëm të ekosistemit detar dhe bregdetar nëpërmes ruajtjes s faunës detare.
Përpos ekipit i cili implementon projektin në fjalë, në takim morën pjesë edhe përfaqësuesja e Drejtorisë së inspekcionit Lilana Bubonja, përfaqësuesi i Drejtorisë së Policisë në kontrollin kufitar – Rudolf Elezoviq, si dhe kryetari i Klubit të Peshkimit Muzafer Belo Çaushi.

Përpos faktit që monitorimi nëpërmes patrullës bregdetare deri në një masë ka ndikuar në zvogëlimin e fenomenit të peshkimit të paligjshëm me përdorimin e mjeteve shpërthyese, situata në terren vazhdon të jetë alarmante.

Përmes aplikacionit monitorues partnerëve në projekt iu prezantua situata në terren, ku realisht u shpreh shqetësim brenda grupit monitorues, për shkak se bazuar në informata që patrulla i përmbledh gjatë monitorimit, gjendja vazhdon të jetë shqetësuese.
Vetëm në periudhën e fundit prej datës 1 gusht të vitit 2016, deri në datën e sotme, gjatë patrullimit në sipërfaqen e detit, shënohen 6 raste në lokacione të ndryshme, ku në sipërfaqe të detit vërehen mbetjet e peshkut të mbytur nëpërmes përdorimit të mjeteve shpërthyese.

Një intenzitet i tillë i shkatrrimit është shqetësues, ku si rezultat dita ditës ky resurs po pakësohet deri në shuarje!
Si një ndër problemet kryesore shprehet edhe pamundësia, apo interesimi i pamjaftueshëm i autoriteteve drejt ndalimit të kësaj dukurie, sistemi ligjor i cili del me mangësi për proçesuimin e rasteve të ngjashme, por edhe niveli i ndërgjegjes së qytetarëve, që këtë fenomen e konsiderojnë tërësisht normal.

Problem tjetër i cili u vrejt gjatë monitorimit, është rasti i derdhjes së fekalieve, si dhe substancave kimike në rrjedhën e lumit Buna, gjë që sipas raportimeve supozohet se këto derdhje burojnë nga një fabrikë me seli në komunën Velipojë.

Në takim u dakorduan një sërë masash që do ndërmerren në vijim, me qëllim eliminimin e plotë të dukurive nagative të lartëpërmendura.

Ulcinj Marine Fauna Protection and Cultivation Facebook