Shqiptari nga Mali i Zi, Albert Stanaj, ylli i mbrëmjes te Jimmy Fallon – Video

October 29, 2016   | Bota

Albert StanajPromovimin e këngës së tij më të fundit, 20-vjeçari shqiptar nga Mali i Zi, Albert Stanaj e bëri në “Jimmy Fallon Late Night Show”, përballë prezantuesit karizmatik amerikan, Jimmy Fallon.

Kënga e re e të riut shqiptar titullohet “Ain’t Love Strange”. Stanaj cilësohet nga mediat amerikane si një këngëtar tepër premtues. Zëri i tij është vlerësuar edhe nga disa yje të muzikës Pop në SHBA, si Drake apo Chris Brown.

Albert Stanaj pushtoi të gjithë projektorët e skenës në shfaqjen e Jimmy Fallon, ndërsa një tjetër i ftuar ishte edhe Justin Timberlake.

“Jimmy Fallon Late Night Show” është një spektakël tejet i ndjekur në SHBA, ku kanë marrë pjesë një sërë yjesh, e ku së fundi ishin të ftuar edhe dy kandidatët për president, Hillary Clinton e Donald Trump.

TV Klan

YouTube Preview Image